

Koordinatorja Kombëtare kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, znj. Lejdi Dervishi, mori pjesë në takimin e panelit tematik të organizuar më 12–13 mars në Bruksel, me temë “Menaxhimi i luftëtarëve të huaj terroristë (LHT), vullnetarëve dhe familjeve të tyre”.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të programit të Komisionit Evropian (European Commission) dhe EU Knowledge Hub on Prevention of Radicalisation, një mekanizëm strategjik të Bashkimit Evropian që bashkon politikat, studiuesit dhe profesionistët e sigurisë për të shkëmbyer ekspertizë dhe për të zhvilluar politika efektive për parandalimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë panel tematik, e përfaqësuar nga znj. Dervishi, njëherazi drejtuese e Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm pranë Ministria e Brendshme (#MPB), kontribuon në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe në shkëmbimin e praktikave më të mira ndërmjet vendeve evropiane për parandalimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Përmes këtij dialogu, Shqipëria ka theksuar edhe njëherë angazhimin e saj për t’u përfshirë në prioritetet e Bashkimit Evropian në fushën e sigurisë dhe parandalimit, duke ndarë dhe përvetësuar përvoja dhe zgjidhje të praktikave evropiane që mund të ndikojnë në politikat dhe strategjitë kombëtare.
Gjatë takimit dy-ditor, ekspertë dhe përfaqësues nga vende të ndryshme evropiane diskutuan mbi zhvillimet më të fundit ndërkombëtare, strategjitë kombëtare për menaxhimin dhe riintegrimin e luftëtarëve të huaj terroristë, si dhe kuadrin ligjor dhe institucional për riatdhesimin e tyre dhe të familjeve përkatëse.
#QKEDH #MPB #EUKH #EU #PCVE