Mbledhjet e Komiteteve Rajonale në Qarqet Korçë , Berat dhe Kukës, për parandalimin e Radikalizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm

Forcimi i Sigurisë së Komunitetit në Korçë Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm!
Forcimi i Sigurisë së Komunitetit në Korçë Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm!
19/11/2024

Mbledhjet e Komiteteve Rajonale në Qarqet Korçë , Berat dhe Kukës, për parandalimin e Radikalizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm

Mbledhjet e Komiteteve Rajonale në Qarqet Korçë , Berat dhe Kukës, për parandalimin e Radikalizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm

Publisher: Cve.gov.al 21/11/2024

Këtë javë Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (#QKEDH), koordinoi dhe mori pjesë në tre mbledhje të Komiteteve Rajonale të Parandalimit të Radikalizimit dhe Luftës kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në Qarkun #Korçë, #Berat dhe #Kukës, përkatësisht 18, 20 dhe 21 dhjetor me mbështetjen dhe punën e palodhur të Prefektëve Z.Nertil Jole, Znj.Valbona Zylyftari dhe Z. Agron Geca.
Këto #KomiteteRajonale kanë përgatitur masa për fluksin e shtuar të lëvizjes së individëve nga vende të ndryshme, të gjitha institucionet përkatëse do kenë një angazhim dhe vigjilencë të shtuar për ta kryer sa më mirë detyrën dhe për të ofruar siguri maksimale për turistët dhe banorët e qarkut.
Koordinatori Kombëtar Znj.Lejdi Dervishi vuri në pah rolin që ka në fokus #KomitetiRajonal lidhur me parandalimin, identifikimin dhe referimin e rasteve të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, qofshin individë apo grupe vulnerabil në rrezik radikalizmi apo të radikalizuar, si dhe ndjekjen e të gjitha veprimeve lidhur me proceset e rehabilitimit, ri-integrimit dhe risocializimit të personave të kthyer nga zonat e konfliktit, në nivel qarku në koordinim me zyrën e Koordinatorit Kombëtar për Parandalimin dhe Kundërshtimin e Ekstremizmit të Dhunshëm.
Kjo temë ka ndjeshmëri dhe rëndësi për komunitetet tona, ndaj duhen vazhduar këto angazhime të metejshme me komunitete dhe institucione të rëndësishme.
Së bashku, ndërtojmë një komunitet më të sigurt dhe më të qëndrueshëm, duke i pajisur komunitetet me njohuritë dhe mjetet për të sjellë një ndryshim të vërtetë.