Meidani pret këshilltarin e Departamentit të Shtetit të SHBA-ve për programet rajonale të Antiterrorit.

Qendra CVE dhe fondacioni “Vodafone Albania” bashkëpunim për përdorimin e “Bright Sky” për raportimin e radikalizmit dhe ekstremizmit.
30/01/2023
Drejtori i CVE Meidani dhe Ambasadori i Vendeve të Ulëta, Reinout Vos vizitë në I.E.V.P Pogradec e Korçë
09/02/2023

Meidani pret këshilltarin e Departamentit të Shtetit të SHBA-ve për programet rajonale të Antiterrorit.

Meidani pret këshilltarin e Departamentit të Shtetit të SHBA-ve për programet rajonale të Antiterrorit.

Publisher: Cve.gov.al            08/02/2023

Në datat 01-03 Shkurt 2023, Drejtori i Qendrës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Z. Denion Meidani, priti në një vizitë zyrtare, Këshilltarin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Programet Rajonale të Antiterrorit rezident në Sarajevë, Z. Randy Wilson.

Gjatë zhvillimit të takimit bilateral në ambientet e Qendrës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Z. Meidani informoi Z. Wilson mbi proceset e punës së institucionit që ai drejton si dhe detyrimet që rrjedhin nga Strategjia nder sektorialë dhe plani i veprimit për këtë qëllim. Gjithashtu, Z. Meidani informoi Z. Wilson mbi punën e kryer në proceset e rehabilitimit, ri integrimit dhe ri socializimit të shtetasve shqiptar të kthyer nga zonat e konfliktit Siri dhe Irak, mësimet e nxjerra nga këto procese si dhe objektivat strategjikë ku Qendra Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Ministria e Brendshme synon të arrijë në të ardhmen e afërt.

Nga ana e tij, Z. Wilson, falënderoi Z. Meidani dhe nëpërmjet Tij Ministrinë e Brendshme, për mikpritjen dhe punën e shkëlqyer të bërë deri më tani dhe theksoi faktin që Shqipëria është shembull suksesi në proceset e riatdhesimit, ri integrimit dhe ri socializimit të shtetasve shqiptar të kthyer nga zonat e konfliktit Siri dhe Irak, si dhe luftën kundër terrorizmit. Gjithashtu, Z. Wilson siguroi Z. Meidani që zyra që ai drejton, do të vazhdojë të jetë një mbështetës i pakursyer i Qendrës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Ministrisë së Brendshme në luftën e përbashkët kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.

Gjatë vizitës tre ditore pranë Qendrës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Z. Wilson i shoqëruar nga Drejtori i Qendrës Z. Meidani dhe nga Këshilltari i ICITAP të Departamentit të Drejtësisë të SHBA Z. William Sage, zhvilluan takime me Drejtorin e Përgjithshme të Burgjeve Z. Admir Arbrija, Drejtorin e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje Z. Klevis Qose, Drejtorin e Policisë së Burgjeve Z. Paulin Rajta, Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit të Provës, Drejtorin e Antiterrorit në Policinë e Shtetit si dhe drejtues të tjerë të agjencive inteligjente dhe ligj zbatuese në vendin tonë.

Në përfundim të vizitës në Tiranë, Z. Wilson i shoqëruar nga Drejtori i Qendrës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm Z. Denion Meidani dhe  këshilltari i ICITAP të Departamentit të Drejtësisë të SHBA Z. William Sage zhvilluan një takim përmbyllës me Zv. Ministrin e Brendshëm Znj. Romina Kuko.

  1. Wilson informoi Zv. Ministren Kuko për aktivitetin e kryer përgjatë vizitës së tij në Shqipëri ku nënvizoi faktin që CVE në Shqipëri është një rast suksesi në trajtimin e proceseve të të rikthyerve si dhe garantoi Zv.Ministren se zyra që Z. Wilson drejton do të mbështesë Qendrën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Ministrinë e Brendshme për rritjen e kapaciteteve në procesin e transformimit të Qendrës në Agjenci Kundër Terrorizmit dhe Ekstremizmit si dhe luftën e përbashkët kundër këtij fenomeni.