Publisher: Cve.gov.al 15/01/2025
Publisher: Cve.gov.al 15/01/2025
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
Në mbështetje të Ligjit nr.7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
të ligjit nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, i ndryshuar, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.737, datë 13.12.2017 “Për ngritjen e Qendrës së
Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (QKEDH)”, i ndryshuar, dhe të Urdhërit nr.59, datë 1.04.2022 të Kryeministrit, për miratimin e Rregullores së Brendshme “Për organizimin dhe
funksionin e Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm”, Qendra e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (QKEDH), shpall 1 (një) pozicion të lirë pune, si vijon:
Specialist në Sektorin e Koordinimit për Çështjet e Edukimit dhe Kërkimit, në Qendrën e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.
Përshkrimi përgjithësues për pozicionin “Specialist” në Sektorin e Koordinimit për Çështjet e Edukimit dhe Kërkimit, në Qendra e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Kategoria IV-1 është:
Sektori i Koordinimit për Çështjet e Edukimit dhe Kërkimit ka për qëllim të tij krijimin e kushteve të favorshme për studime e kërkime lidhur me fenomenin e ekstremizmit të dhunshëm për të kuptuar faktorët shtytës te këtij fenomeni si dhe ndërgjegjësimin e gjithë aktorëve të vijës së parë për parandalimin kundërshtim dhe rehabilitimin e individëve te prekur nga ky fenomen
Ky sektor ndërmerr, krijon dhe ndjek zbatimin e projekteve konkrete të lidhura edukimin në shkolla të nivelit para universitar dhe universitar lidhur me parandalimin kundërshtimin dhe ri-integrimin e rehabilitimin e fëmijëve të kthyer nga zonat e konfliktit.
Specialisti i sektorit të koordinimit për Çështjet e Edukimit dhe Kërkimit kryen këto detyra funksionale:
Ndihmon sektorin për mbarëvajtjen e punës për koordinimin e zbatimit të Planit të Veprimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit ;
Ndihmon sektorin për mbarëvajtjen e punës për monitorimin e masave/aktiviteteve të Planit të Veprimit ku mbulohen aktivitet me MAS/MSHMS;
Ndihmon dhe mbështet sektorin ne tejçimin e trajnimeve të stafit mësimdhënës dhe parashkollor me çështjet që kanë të bëjnë me arsimimin në fushën e tolerancës, të harmonisë fetare dhe me çështjet e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm;
Mbështet, nxit dhe bashkërendon punën me kërkues, hulumtues të vendit për të krijuar, zhvilluar dhe përfunduar studime cilësore në fushën e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm;
Monitoron publikime, studime dhe kërkime sipas kritereve të mirë përcaktuara në fazën e aplikimit, të lidhura me radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm;
Ndihmon në koordinimin e procese të rehabilitim/riintegrimit në komunitet si dhe mban komunikime me pushtetin lokal /shërbimi social;
Siguron që gjetjet nga studimet të përkthehen në masa dhe veprime që targetojnë direkt dhe me efektshmëri problemin;
Ndihmon në zhvillime konferencash dhe takimesh të tjera në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar me fokus çështjet e ekstremizmit të dhunshëm, për kërkues, hulumtues dhe akademikë;
Ndihmon në koordinimin në fushën e Studim-Kërkimit, për kryerjen dhe publikimin e studimeve të përbashkëta për çështje të ekstremizmit të dhunshëm dhe anasjelltas;
Ofron modele që nxisin pjesëmarrjen e studentëve të arsimit të lartë në teza studimore për çështje që lidhen me ekstremizmin e dhunshëm dhe përballimin e tij;
Në mbështetje të Shefit të Sektorit, ndihmon për krijim dhe mbarëvajtjen e Rrjetit të Edukimit dhe të Studim- Kërkimit në nivel kombëtar dhe mban kontakte të drejtpërdrejta me rrjete të ngjashme në rajon dhe më gjerë;
Raporton dhe përgjigjet direkt tek Titullari i Qendrës, i cili vendos mbi çështjet proceduralë të lidhura me veprimtarinë e njësisë; puna në këtë pozicion ndikon në veprimtarinë e njësisë përkatëse, gjithmonë dhe të aprovuara në parim dhe nga Titullari;
Ndërton, nxit, koordinon, menaxhon dhe bashkërendon punën me ekspertë të medias ndaj radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm;
Organizon agjendë të gjerë veprimtarish publike dhe mediatike në funksion të mesazheve të bashkëjetesës dhe harmonisë sociale e fetare;
Koordinon punën me Sektorët e tjerë të Qendrës në lidhje me implementimin e publikimeve, studimeve dhe kërkimeve në fushën e radikalizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe medias;
Kryen detyra të tjera brenda misionit dhe veprimtarisë së institucionit.
Kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët për këtë pozicion, janë:
Të jetë shtetas shqiptar;
Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
Të ketë integritet të lartë profesional e moral;
Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre/ kundërvajtje penale;
Të mos ketë masë disiplinore administrative në fuqi;
Të ketë njohuri të thella dhe të vërtetuara për gjuhën angleze (niveli C1);
Të ketë eksperiencë pune mbi 3 vite në fushën e kërkuar apo mbi 5 vite punë në fusha të ngjashme;
Të zotërojë njohuri në fushën e sigurisë me fokus kundërshtimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit;
Të ketë eksperiencë në programet kompjuterikë të përpunimit të të dhënave dhe në programe të tjera kompjuterike bazë;
Njohja e gjuhëve të tjera të huaja, punësimi i mëparshëm në organizata ndërkombëtare dhe/ose institucione akademike në fushën e sigurisë, si dhe njohja apo plotësimi i kritereve të tjera të veçanta që lidhen me sigurinë si punësim i ngjashëm etj., do të konsiderohen kritere të shtuara dhe do merren parasysh gjatë fazës së përzgjedhjes së kandidatit fitues.
Kritere të posaçme:
Të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare në fushën e shkencave Edukimi /Sociale/Politike/Komunikimi e te ngjashme, me diplomë të nivelit master shkencor/profesional ose diplomë të njësuar me të, ose studimet universitare në këtë fushë jashtë shtetit dhe të kenë marrë një diplomë të njësuar, sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar me ligj;
Të ketë aftësi të mira profesionale, organizative, etikë të lartë, komunikimi dhe të punës në grup;
Të kenë njohuri kompjuterike bazë dhe specifike.
Të ketë njohuri për legjislacionin në fuqi në lidhje me sigurinë publike si dhe akte të tjera ligjore në fuqi të nevojshëm për ushtrimin e detyrës së tij funksionale, dhe jo vetëm.
Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista.
Kandidati do të intervistohet në lidhje me:
Njohuri të përgjithshme mbi Ligjin nr.7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndyshuar;
Njohuri të përgjithshme mbi Ligjin nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim;
Strategjia e Sigurisë Kombëtare;
Strategjia ndërsektoriale për Parndalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe luftën kundër Terrorizmit 2023-2025 dhe të Planeve të Veprimit 2023-2025;
Dokumentacioni që duhet të dorëzojnë aplikantët për këtë pozicion, është:
Jetëshkrim i plotësuar;
Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);
Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
Dëshmi të gjuhës angleze.
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentacionit të cituar më sipër, duhet të kryhet brenda datës 24.01.2025,pranë zyrave të QKEDH në adresën e saj zyrtare ose nëpërmjet e-mailit zyrtar të QKEDH-së, info@cve.gov.al.
Gjatë zhvillimit të intervistës kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me pozicionin të punës;
Eksperiencën e tyre të mëparshme;
Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
(Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 50 pikë për jetëshkrimin / eksperiencën / arritjet profesionale / pastërtinë e figurës dhe 30 pikë për intervistën me gojë dhe 20 pikë testimi me shkrim).
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve nga Komisioni i Rekrutimit, QKEDH-ja do të kryejë njoftim individual nëpërmjet shërbimit e-mail, për çdo Kandidat që është intervistuar me gojë dhe me shkrim për rezultatin e arrirë gjatë intervistës si dhe do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të saj dhe në vendet e dukshme të institucionit brenda një afati 7 (shtatë) ditëve pune nga përfundimi i intervistës.
Ankimi për rezultatet finale bëhet brenda 3 (tre) ditëve punë nga momenti i komunikimit zyrtar të rezultateve dhe shqyrtimi i ankesave bëhet brenda 2 (dy) ditëve punë nga kryerja e ankimit.