NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

“10 Vite Rezolutë UNSCR 2250 – Perspektivat e reja të  në Shqipëri”
18/12/2025

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

 

Në mbështetje të Ligjit nr.7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
të ligjit nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, i ndryshuar, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.737, datë 13.12.2017 “Për ngritjen e Qendrës së
Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (QKEDH)”, i ndryshuar, dhe të Urdhërit nr.59, datë 1.04.2022 të Kryeministrit, për miratimin e Rregullores së Brendshme “Për organizimin dhe
funksionin e Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm”, Qendra e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (QKEDH), shpall 1 (një) pozicion të lirë pune, si vijon:

Specialist në Sektorin e Koordinimit për Çështjet e Edukimit dhe Kërkimit, në Qendrën e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.

Përshkrimi përgjithësues për pozicionin “Specialist” në Sektorin e Koordinimit për Çështjet e Edukimit dhe Kërkimit, në Qendra e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Kategoria IV-1 është:

Sektori i Koordinimit për Çështjet e Edukimit dhe Kërkimit ka për qëllim të tij krijimin e kushteve të favorshme për studime e kërkime lidhur me fenomenin e ekstremizmit të dhunshëm për të kuptuar faktorët shtytës te këtij fenomeni si dhe ndërgjegjësimin e gjithë aktorëve të vijës së parë për parandalimin kundërshtim dhe rehabilitimin riintegrimin dhe risocializimin e individëve të kthyer nga zonat e konfliktit Siri-Irak si dhe raste të identifikuara në vend.

Ky sektor ndërmerr, krijon dhe ndjek zbatimin e projekteve konkrete të lidhura me edukimin në shkolla të nivelit para universitar dhe universitar, koordinon dhe monitoron punën për proceset e  rehabilitimint/ riintegrimit/risocializimit si dhe parandalimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm me ministritë e linjës.

Specialisti i sektorit të koordinimit për Çështjet e Edukimit dhe Kërkimit kryen këto detyra funksionale:

  1. Ndihmon sektorin për mbarëvajtjen e punës për koordinimin, monitorimin dhe zbatimit e masave të Planit të Veprimit të Ministrisë së Arsimit;
  2. ​ Ndihmon dhe mbështet sektorin ne tejçimin e trajnimeve të stafit mësimdhënës me çështjet që kanë të bëjnë me arsimimin në fushën e tolerancës, të harmonisë fetare dhe me çështjet e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm;
  3. Mbështet, nxit dhe bashkërendon punën me kërkues, hulumtues të vendit për të krijuar, zhvilluar dhe përfunduar studime cilësore në fushën e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm;
  4. Monitoron publikime, studime dhe kërkime sipas kritereve të mirë përcaktuara në fazën e aplikimit, të lidhura me radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm;
  5. Ndihmon në koordinimin e procese të rehabilitim/riintegrimit në komunitet si dhe mban komunikime me pushtetin lokal /shërbimi social;
  6. Siguron që gjetjet nga studimet të përkthehen në masa dhe veprime që targetojnë direkt dhe me efektshmëri problemin;
  7. Ndihmon në zhvillime konferencash dhe takimesh të tjera në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar me fokus çështjet e ekstremizmit të dhunshëm, për kërkues, hulumtues dhe akademikë;
  8. Raporton dhe përgjigjet direkt tek Titullari i Qendrës, i cili vendos mbi çështjet proceduralë të lidhura me veprimtarinë e njësisë; puna në këtë pozicion ndikon në veprimtarinë e njësisë përkatëse, gjithmonë dhe të aprovuara në parim dhe nga Titullari;
  9. Koordinon punën me Sektorët e tjerë të Qendrës në lidhje me proceset RRR për çështjet e sigurisë;
  10. Ndërton, nxit, koordinon, menaxhon dhe bashkërendon punën me ekspertë të medias ndaj radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në funksion të mesazheve të bashkëjetesës dhe harmonisë sociale e fetare;
  11. Kryen detyra të tjera brenda misionit dhe veprimtarisë së institucionit.

 

Kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët për këtë pozicion, janë:

 

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të ketë integritet të lartë profesional e moral;
  4. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  5. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  6. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre/ kundërvajtje penale;
  7. Të mos ketë masë disiplinore administrative në fuqi;
  8. Të ketë njohuri të thella dhe të vërtetuara për gjuhën angleze;
  9. Të ketë eksperiencë pune ose kërkime akademike në fushën e kërkuar dhe /ose 1 (një) deri në 3 (tre) vite punë në fusha të ngjashme dhe të njohë punën në administratë publike;
  10. Të zotërojë njohuri në fushën e sigurisë me fokus kundërshtimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit;
  11. Të ketë eksperiencë në programet kompjuterikë të përpunimit të të dhënave dhe në programe të tjera kompjuterike bazë;
  12. Njohja e gjuhëve të tjera të huaja, punësimi i mëparshëm në administratë publike, organizata ndërkombëtare dhe/ose institucione akademike në fushën e sigurisë, si dhe njohja apo plotësimi i kritereve të tjera të veçanta që lidhen me sigurinë si punësim i ngjashëm etj., do të konsiderohen kritere të shtuara dhe do merren parasysh gjatë fazës së përzgjedhjes së kandidatit fitues.

 

Kritere të posaçme:

 

  1. Të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare në fushën e shkencave Juridike / Marrëdhënie Ndërkombëtare/ Ekonomike / e të ngjashme, me diplomë të nivelit master shkencor/profesional ose diplomë të njësuar me të, ose studimet universitare në këtë fushë jashtë shtetit dhe të kenë marrë një diplomë të njësuar, sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar me ligj;
  2. Të ketë aftësi të mira profesionale, organizative, etikë të lartë komunikimi dhe të punës në grup si dhe të komunikojë rrjedhshëm të paktën në një gjuhë të huaj.
  3. Të kenë njohuri kompjuterike bazë dhe specifike si dhe njohuri logjistike/administrative për procese/praktika pune në administratë publike;
  4. Të ketë njohuri për legjislacionin në fuqi në lidhje me proceset e integrimit të Shqipërisë në BE referuar kontekstit të sigurisë publike si dhe akte të tjera ligjore në fuqi të nevojshme për ushtrimin e detyrës së tij funksionale, dhe jo vetëm.

 

Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista.

 

Kandidati do të intervistohet në lidhje me:

 

  • Njohuri të përgjithshme mbi Ligjin nr.7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar;
  • Njohuri të përgjithshme mbi Ligjin nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
  • Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim;
  • Strategjia e Sigurisë Kombëtare;
  • Strategjia Ndër-Sektoriale për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftën kundër Terrorizmit 2023-2025 dhe të Planeve të Veprimit 2023-2025;

 

Dokumentacioni që duhet të dorëzojnë aplikantët për këtë pozicion, është:

  • Jetëshkrim i plotësuar;
  • Fotokopje të diplomës Master plus diplomën Bachelor;
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
  • Dëshmi / vërtetim zyrtar të gjuhës angleze.

 

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentacionit të cituar më sipër, duhet të kryhet brenda datës 17.03.2026, pranë zyrave të QKEDH në adresën e saj zyrtare të publikuar në web ose nëpërmjet e-mailit zyrtar të QKEDH-së :  info@cve.gov.al

 

Gjatë zhvillimit të intervistës kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me pozicionin të punës;
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

(Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 50 pikë për jetëshkrimin / eksperiencën / arritjet profesionale / pastërtinë e figurës dhe 30 pikë për intervistën me gojë dhe 20 pikë testimi me shkrim).

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve nga Komisioni i Rekrutimit, QKEDH-ja do të kryejë njoftim individual nëpërmjet shërbimit e-mail, për çdo Kandidat që është intervistuar me gojë dhe me shkrim për rezultatin e arrirë gjatë intervistës si dhe do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të saj dhe në vendet e dukshme të institucionit brenda një afati 7 (shtatë) ditëve pune nga përfundimi i intervistës. Ankimi për rezultatet finale bëhet brenda 3 (tre) ditëve punë nga momenti i komunikimit zyrtar të rezultateve dhe shqyrtimi i ankesave bëhet brenda 2 (dy) ditëve punë nga kryerja e ankimit.

Qendra