Publisher: Cve.gov.al 05/12/2025

Publisher: Cve.gov.al 05/12/2025
Sot më datë 04.12.2025, projekti evropian “Forcimi i mbrojtjes së hapësirave publike dhe infrastrukturës kritike në Ballkanin Perëndimor”, i mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian përmes Instrumentit të Asistencës para Anëtarësimit (IPA III), zhvilloi një seminar rajonal mbi partneritetet publike-private në mbrojtjen e hapësirave publike dhe infrastrukturës kritike, i fokusuar në legjislacionin, praktikat më të mira dhe mundësitë për partneritete publike-private në këto fusha, me theks të veçantë mbi qasjen “security-by-design”.
Me synimin për të forcuar kapacitetet kombëtare dhe rajonale për sigurinë e hapësirave publike dhe infrastrukturës kritike, duke promovuar bashkëpunimin ndërmjet sektorit publik dhe privat, aktiviteti mblodhi përfaqësues nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Nga Shqipëria, aktivitetin e ndoqën përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) –përfshirë Policia e Shtetit dhe Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm – dhe nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE).
Seminari vjen në përmbyllje të fazës aktuale të projektit, ndërsa Komisioni Evropian ka njoftuar nisjen e një faze të re trevjeçare (2026–2029), e cila do të fokusohet në konsolidimin e rezultateve dhe krijimin e një forumi rajonal për mbrojtjen e hapësirave publike dhe infrastrukturës kritike kundër kërcënimeve terroriste.