Në ambjentet e Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm u zhvillua seminari trajnues operacional dedikuar kundërshtimit të propagandës radikale, ekstremiste të dhunshme dhe terroriste në internet.
Ka qenë Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, z. Luigi Soreca, i cili ka përshëndetur në fillim punimet e këtij seminari dhe me pas, duke iu drejtuar Koordinatorit Kombëtar, z. Sojati, ka shprehur përgëzimet e tij për sukseset e arritura në Shqipëri në parandalimin dhe kundërshtimin e ekstremizmit të dhunshëm, si dhe ka siguruar mbështetje të vazhdueshme për aktivitetin në vijim të Qendrës CVE.
Shqipëria, e njohur si një model i mirë në rajon lidhur me kundërshtimin e ekstremizmit të dhunshëm, është identifikuar nga Komisioni Evropian dhe nga IISG, Support Group, si vendi i parë në rajon për të zhvilluar një trajnim të tillë me Europol.
Qëllimi i këtij seminari trajnues ishte përmirësimi i mëtejshëm i bashkëpunimit midis çdo vendi në rajon dhe Europolit në kundërshtimin e narrativave me përmbajtje terroriste në internet.