Publisher: Cve.gov.al 26/01/2021
Publisher: Cve.gov.al 26/01/2021
Qendra CVE zhvilloi një tryezë pune me homologët kosovarë, gjatë vizitës që këta të fundit zhvilluan në Tiranë, në kuadër të rritjes së kapaciteteve dhe shkëmbimit të përvojave më të mira në nivel rajonal lidhur me fenomenin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Qendra CVE organizoi dhe koordinoi këtë takim i cili vjen pas vizitës, po me këtë fokus, që u zhvillua në muajin dhjetor në Prishtinë ku delegacioni shqiptar u prit nga ai kosovar.
Takimi që u zhvillua në Tiranë, pranë zyrave të Qendrës CVE, u organizua në dy sesione, dhe gjatë punimeve të tyre fokusi ishte koordinimi i punës në procesin rehabilitues dhe ri-integrues për shtetasit e riatdhesuar nga zonat e konfliktit në Siri dhe Irak.