Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm zhvilloi një takim me përfaqësuesen e lartë të Zyrës Ndërkombëtare të Migracionit (IOM) për rajonin me fokus gratë dhe vajzat, Zj. Argentina Szbatos. Zyra Ndërkombëtare e Migracionit, partnere e Qendrës CVE që nga viti i kaluar, në takimin në fjalë, shprehu vullnetin për të mbështetur ndërmarrjet e Republikës së Shqipërisë në mbështetje të ri-integrimit dhe ri-kthimit të shtetasve shqiptarë nga Siria, kryesisht të grave dhe fëmijëve