Qendra e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm së bashku me Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal (Regional Cooperation Council) zhvilluan një seminar me të rinjtë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, përkatësisht: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Bosnje-Hercegovine, Mal i Zi dhe Serbi. 25 të rinj nga vendet e sipërpërmendura morën pjesë në këtë aktivitet duke u angazhuar në mënyrë pro-aktive gjatë diskutimit të çëshjteve që lidheshin me:
rolin e aktorëve të vijës së parë në parandalimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm; rinia si përdoruese e rrjeteve sociale në parandalim dhe ri-integrim të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, si dhe në rolin që ka familja dhe komuniteti në parandalimin dhe ri-integrim e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Të rinjtë kontribuan me idetë e tyre mbi sesi mund të zhvillohet procesi i radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm përmes rasteve studimore dhe trajtuan fenomenin mbi faktorët shtytës dhe tërheqës, dhe sesi familja, shoqëria dhe komuniteti mund te bashkëpunojnë në parandalim dhe ri-integrim.