Qendra CVE dhe MASR pilotojnë kurrikulën për parandalimin dhe ri-integrimin e fëmijëve të radikalizuar në shkollë

Qendra CVE harton broshura informimi për prindër, fëmijë dhe nxënës lidhur me parandalimin e sjelljeve ekstreme të dhunshme
11/06/2020
Qendra CVE dhe Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) zhvillojnë seminar me të rinjtë e Ballkanit Perëndimor për parandalimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm
11/06/2020

Qendra CVE dhe MASR pilotojnë kurrikulën për parandalimin dhe ri-integrimin e fëmijëve të radikalizuar në shkollë

11/06/2020

Në kuadër të projektit “Parandalimi i radikalizimit, ekstremizmit dhe dhunës në mjediset shkollore dhe komunitet,  si një mjet për të siguruar të drejtat e fëmijës”, Qendra CVE  në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, dhe përmes mbështetjes së ekspertizës nga Mbretëria e Bashkuar realizoi kurrikulën “Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe ri-integrimi i fëmijëve të radikalizuar në shkollë” .

Kjo kurrikulë u pilotua tek administrata shkollore në 5 zona të nxehta të Shqipërisë. Fokusi i këtij moduli u përqëndrua tek siguria e nxënësve për  të mos u shënjestruar  nga rekrutuesit,  si dhe përgatitja e mësuesëve dhe stafit mbështetës të shkollës për t’ju përgjigjur nevojave të shkollës për rehabilitim dhe ndryshim pozitiv.  Trajnimet u realizuan në Zyrën Vendore Arsimore, Tiranë, Peshkopi, Elbasan, Pogradec dhe Korçë. Pjesëmarrësit në trajnim ishin mësuesit koordinatorë për ndjekjen e planit të veprimit në nivel shkolle, psikologë, punonjës socialë të shkollave, drejtues shkollash, oficerë të sigurisë në shkollë dhe koordinatorë të ZVAP.

Ky projekt u financua nga UNICEF nëpërmjet implementimit të organizatës ‘Save the Children’.