Qendra CVE monitoroi aktivitetin e zhvilluar nga WCDCA për krijimin e këshillit të gruas në Kavajë

Qendra CVE në bashkëpunim me QNL kanë organizuar trajnimin kombëtar të aktorëve lokalë dhe OSHC-ve për parandalimin dhe kundërshtimin e ekstremizmit të dhunshëm
30/08/2021
Qendra CVE merr pjesë në Forumin e 2të Ndërinstitucional për P/KEDH me pjesëmarrjen e profesionistëve të vijës së parë nga institucionet e burgjeve dhe atyre të shërbimit të provës
02/09/2021

Qendra CVE monitoroi aktivitetin e zhvilluar nga WCDCA për krijimin e këshillit të gruas në Kavajë

Qendra CVE monitoroi aktivitetin e zhvilluar nga WCDCA për krijimin e këshillit të gruas në Kavajë

Publisher: Cve.gov.al            30/08/2021

Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm monitoroi aktivitetin e zhvilluar nga Qendra e Gruas për Zhvillim dhe Kulturë në Shqipëri (WCDCA)  për krijimin e këshillit të gruas në qytetin e Kavajës, në kuadër të programit “Riintegrimi i qëndrueshëm në komunitet i shtetasve shqiptarë të kthyer nga Siria”.  Ky aktivitet kishte  për qëllim fuqizimin e rolit të grave në komunitete, për të nxitur bashkëpunimin, kohezionin social dhe ndërtimin e komuniteteve të qëndrueshme.

Aktiviteti ishte pjesë e programit që do të zbatohet në Shqipëri nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) në bashkëpunim me Qendrën CVE, Qendrën e Gruas për Zhvillim dhe Kulturë në Shqipëri dhe Observatorit për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve me mbështetjen financiare të Fondi Global i Angazhimit dhe Qëndrueshmërisë të Komunitetit – GCERF