Publisher: Cve.gov.al 03/02/2022
Publisher: Cve.gov.al 03/02/2022
Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm ka realizuar një trajnim me mësuesit mbështetës të cilët do të ndihmojnë në procesin e ri-integrimit të fëmijëve të rikthyer nga zonat e konfliktit në komunitet. Trajnimi synoi përcjelljen e informacionit të nevojshëm për qasjen që duhet me këtë kategori fëmijësh duke u fokusuar tek baza ligjore si dhe puna individuale që duhet realizuar me fëmijët.
Në trajnim u trajtua qasja psikologjike, si dhe mënyrat e bashkëpunimit me struktura të pushtetit vendor të angazhuara në procesin e ri-integrim. Trajnimi u mbështet nga Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza përmes grantit të Global Community Engagement and Resilience Fund dhe u organizua në bashkëpunim me Zyrën Vendore Arsimore në Tirane.