Qendra CVE kontribuoi në Konferencën Rajonale të Sigurisë organizuar nga RCC

Drejtori i Qendrës CVE mbajti fjalën përshëndetëse në workshop-in e RAN për komunikimin strategjik mbi LHT- të dhe familjarët e tyre të kthyer në Ballkanin Perëndimor
03/12/2021
Qendra CVE pjesë e aktivitetit “Cyber Camp” i organizuar nga AKCESK
06/12/2021

Qendra CVE kontribuoi në Konferencën Rajonale të Sigurisë organizuar nga RCC

Qendra CVE kontribuoi në Konferencën Rajonale të Sigurisë organizuar nga RCC

Publisher: Cve.gov.al            06/12/2021

Qendra e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm kontribuoi në Konferencën e Gjashtë Koordinuese Rajonale të Sigurisë “Rritja e bashkëpunimit rajonal të sigurisë: një shtyllë e rrugës evropiane të Ballkanit Perëndimor”. Konferenca e nivelit të lartë u organizua nga Këshilli Rajonal i Bashkëpunimit në bashkëpunim me Ministrinë Franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Institutin Francez për Studimet e Larta të Mbrojtjes Kombëtare.

Në punimet e kësaj konference morën pjesë përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe  u diskutua bashkëpunimi për siguri rajonale, fenomenet e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, prurjet e migracionit të paligjshëm si dhe krimi i organizuar dhe trafikimi.

Drejtori i Qendrës CVE, znj. Lejdi Dervishi, prezantoi arritjet dhe gjendjen aktuale lidhur me këtë fenomen në Shqipëri, si dhe theksoi se sa i rëndësishëm është bashkëpunimi ndër-institucional.

Gjatë konferencës u vendos, gjithashtu, në dukje modeli i praktikës së mirë që është krijuar nga Shqipëria për kundërshtimin e këtij fenomeni, si dhe ndikimin që kjo ka pasur edhe në vendet e tjera në rajon si një influencë pozitive dhe e sukseshme.