Publisher: Cve.gov.al 22/11/2021
Publisher: Cve.gov.al 22/11/2021
Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm koordinoi dhe monitoroi trajnimin e organizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim me temë: “Mbështetja rehabilituese dhe riintegruese për personat që kthehen nga zonat e konfliktit”.
Trajnimi synoi rritjen e kapaciteteve të punonjësve të administratës publike dhe profesionistëve të vijës së parë në lidhje me zhvillimin dhe zbatimin e proceseve rehabilituese dhe ri-integruese për të kthyerit nga zonat e konfliktit.
Trajnimi u mbështet tek udhëzuesit për punonjësit e administratës publike dhe strukturave shtetërore rreth mbështetjes rehabilituese dhe riintegruese për personat që kthehen nga zonat e konfliktit, hartuar në kuadër të programit R&R.