Publisher: Cve.gov.al 14/12/2021
Publisher: Cve.gov.al 14/12/2021
Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm koordinoi dhe monitoroi trajnimin e organizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim: “Mbështetja rehabilituese dhe riintegruese për personat që kthehen nga zonat e konfliktit”.
Trajnimi u organizua në kuadër të programit “Ri-integrimi i qëndrueshëm në komunitet i shtetasve shqiptarë të kthyer nga Siria, i cili po zbatohet në vendin tonë nga IDM, në bashkëpunim me Observatorin për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve dhe Qendrën e Gruas për Zhvillim dhe Kulturë në Shqipëri. Ky trajnim synoi rritjen e kapaciteteve të punonjësve të njësive të vetëqeverisjes vendore dhe profesionistëve të vijës së parë në lidhje me zhvillimin dhe zbatimin e proceseve rehabilituese dhe riintegruese për të kthyerit nga zonat e konfliktit.
Trajnimi u zhvillua me mbështetjen e Fondit Global të Angazhimit dhe Qëndrueshmërisë së Komunitetit (GCERF).