Qendra CVE mbështeti aktivitetin: “Dialog me Komunitetin” në kuadër të projektit “Fuqizimi i grave për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në shoqëri”

Qendra CVE mbështeti tryezat e diskutimit mbi P/CVE-në, të organizuara nga IDM
02/06/2021
Qendra CVE vijon shkëmbimin profesional me Kosovën në fushën e P/CVE-së
02/06/2021

Qendra CVE mbështeti aktivitetin: “Dialog me Komunitetin” në kuadër të projektit “Fuqizimi i grave për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në shoqëri”

Qendra CVE mbështeti aktivitetin: “Dialog me Komunitetin” në kuadër të projektit “Fuqizimi i grave për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në shoqëri”

Publisher: Cve.gov.al            02/06/2021

Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm mbështeti aktivitetin  “Dialog me Komunitetin”, që u zhvillua në Bicaj të Kukësit, në kuadër të projektit “Fuqizimi i grave për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në shoqëri”, i cili po zbatohet nga organizata Young Women’s Christian Association (YWCA) of Albania.

Gjatë takimit, ku morën pjesë përfaqësues vendorë të strukturave të Policisë së Shtetit, të Shërbimeve Sociale, të Aftësimit Profesional dhe Zyrës së Punës, të Shërbimit Psikosocial, të Zyrës Arsimore si dhe pjesëtarë nga komuniteti, u trajtuan çështjet të tilla si: pabarazia gjinore, mënyrat e parandalimit të fenomenit, nxitja e barazisë gjinore për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm, etj.

Aktiviteti i zhvilluar në kuadër të këtij projekti që realizohet me mbështetjen financiare të Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun pranë Ambasadës së SHBA-ve, synon krijimin e një komuniteti ku gratë e zonave rurale janë më të informuara, ndërgjegjësuara, aktive dhe të pavarura ekonomikisht, për të qenë aktorë kryesorë në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.