Qendra CVE merr pjesë në tryezën rajonale në nivel lokal në Dibër me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm

Qendra CVE realizon trajnimin e katërt të organizatave të shoqërisë civile të qarkut të Tiranës lidhur me parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.
20/11/2019
Qendra CVE dhe Delegacioni i BE-së organizojnë seminar trajnues kundër propagandës ekstremiste në internet
16/12/2019

Qendra CVE merr pjesë në tryezën rajonale në nivel lokal në Dibër me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm

Qendra CVE merr pjesë në tryezën rajonale në nivel lokal në Dibër me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Qendra CVE zhvilloi tryezën rajonale në nivel lokal me përfaqësues të Bashkisë Dibër, Bashkisë Bulqizë dhe të Dibrës së Madhe (Maqedoni e Veriut), me fokus bashkëpunimin ndërkuftar midis bashkive në fjalë me temë  “Forcimi i bashkëpunimit ndërkufitar dhe ndarja e praktikave të mira të trajtimit të faktorëve që çojnë në radikalizëm dhe ekstremizëm të dhunshëm”

Takimi synoi ndarjen e praktikave të mira me qëllim rritjen e përfshirjes dhe bashkëpunimit ndërmjet zyrtarëve të shërbimeve sociale dhe shoqërisë civile të Dibrës, Bulqizës, dhe Dibrës së Madhe (Maqedonia e Veriut),  mbi mundësitë e zhvillimit të aktiviteteve të përbashkëta për t’i ardhur sa më mirë në ndihmë komuniteteve të rrezikuara, si dhe diskutime mbi modalitetet e bashkëpunimit me qëllim vendosjen e një partneriteti të qëndrueshëm.

Ky bashkëpunim ndërkufitar u mirëprit nga kryetarët e bashkive të përfshira, të cilët ftuan për pjesëmarrje edhe drejtoritë e shërbimeve sociale dhe OJF-të lokale që janë aktorë në linjë të parë për zgjidhjen e këtyre problematikave