Qendra CVE realizon trajnimin e katërt të organizatave të shoqërisë civile të qarkut të Tiranës lidhur me parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Qendra CVE zhvillon takime informuese për ekstremizmin e dhunshëm në Qarkun Gjirokastër
19/11/2019
Qendra CVE merr pjesë në tryezën rajonale në nivel lokal në Dibër me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm
21/11/2019

Qendra CVE realizon trajnimin e katërt të organizatave të shoqërisë civile të qarkut të Tiranës lidhur me parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Qendra CVE në bashkëpunim me Këshillin Ndërfetar dhe me Qendrën për Nisma Ligjore Qytetare (QNLQ), realizoi trajnimin e katërt të organizatave të shoqërisë civile të qarkut të Tiranës me temë “Së bashku për të parandaluar dhe luftuar ekstremizmin e dhunshëm në Shqipëri”.

Në trajnimin që u realizua pranë zyrave të QNLQ, morën pjesë përfaqësues të organizatave që punojnë kryesisht me grupe të margjinalizuara të shoqërisë. Pjesëmarrësit u njohën me Planin Kombëtar të Veprimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe veprimtarinë e institucioneve shtetërore që punojnë në këtë fushë. Në trajnim u dhanë tema që shpjegonin platformat e Qendrës CVE sikurse janë rrjetet e shoqërisë civile, medias, rinisë, grave dhe komuniteteve fetare.

Në trajnim u diskutua edhe mbi historikun e besimeve fetare zyrtare në Shqipëri, parë nga një këndvështrim antropologjik, duke analizuar njëherazi mbi konceptet fetare dhe ndikimin e tyre në shoqëri.

View Follow Follow Follow