Publisher: Cve.gov.al 25/06/2021
Publisher: Cve.gov.al 25/06/2021
Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm mori pjesë në workshop-in rajonal me temë:“ Mirëqënia në Ballkanin Perëndimor”, organizuar nga Forum MNE dhe Qendra për Nisma Ligjore Qytetare, në kuadër të projektit “Komunitetet të parat: Krijimi i një qendre të shoqërisë civile për të adresuar ekstremizmin e dhunshëm – nga parandalimi në riintegrim”, në datat 24-25 qershor në Podgoricë, Mal të Zi.
Kjo tryezë pune mblodhi profesionistë të shoqërisë civile, politik-bërës, studiues, si dhe profesionistë të medias të angazhuar në parandalimin dhe kundërshtimin e ekstremizmit të dhunshëm në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Qendra CVE ndau me pjesëmarrësit e tjerë, zhvillimet kryesore në çështjet e parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm, si dhe sfidat e reja dhe të vjetra, që paraqiten për ekstremizmin e dhunshëm në Shqipëri. Ky workshop mundësoi shkëmbimin e njohurive, krijimin e rrjetit dhe gjetjen e politikave të përbashkëta për rajonin mbi çështjet e ekstremizmit të dhunshëm.