Publisher: Cve.gov.al 17/09/2020
Publisher: Cve.gov.al 17/09/2020
Qendra CVE, në muajin qershor të vitit 2020, përmbylli projektin dy vjeçar 2018-2020 me organizatën për Planifikimin dhe Qeverisjen Lokale (PLGP), projekt ky i financuar nga Agjensia e SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) i cili u fokusua në rritjen e ndërgjegjësimit dhe qëndrueshmërisë ndaj drejtuesve të pushtetit lokal në zbatim të Strategjisë Kombëtare për Luftimin kundër Ekstremizmit të Dhunshëm. Ky bashkëpunim që u fokusua në çështjet socio-ekonomike, politike dhe kulturore në parandalim të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Shqipëri, nisi në nëntor të vitit 2018. Qëllimi ishte promovimi i pjesëmarrjes qytetare, fuqizimi i mekanizmave vendorë dhe të shoqërisë civile për të ndërtuar komunitete të qëndrueshme ndaj fenomenit në bashkitë ku u shtri projekti.
Ky projekt u konkretizua përmes nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit mes Qendrës CVE dhe PLGP-së, më datë 16 Prill 2019.
Klikoni mbi linkun për të parë videon përmbyllëse të projektit dhe fjalën (nga minuta
14.30) e drejtorit të Qendrës CVE znj. Dervishi:
https://youtu.be/PSHjxvsBG40