Qendra CVE pjesë e simpoziumit të GCERF në Shkup mbi rehabilitimin në komunitet të të kthyerve nga zonat e konfliktit

Workshop në përmbyllje të projektit “Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm nëpërmjet zërave lokalë dhe iniciativën lokale në Ballkanin Perëndimor”
29/10/2021
Ekstremizmi i dhunshem ne Shqiperi, Vleresim kombetar i nxitesve, formave dhe rreziqeve
02/11/2021

Qendra CVE pjesë e simpoziumit të GCERF në Shkup mbi rehabilitimin në komunitet të të kthyerve nga zonat e konfliktit

Qendra CVE pjesë e simpoziumit të GCERF në Shkup mbi rehabilitimin në komunitet të të kthyerve nga zonat e konfliktit”

Publisher: Cve.gov.al            01/11/2021

Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dha kontributin e saj në simpoziumin dy-ditor të organizuar nga Fondi Global i Angazhimit dhe Qëndrueshmërisë së Komunitetit (GCERF) në Shkup të Maqedonisë së Veriut në kuadër të projektit mbi rehabilitimin në komunitet të të kthyerve nga kampet e luftës në zonat e konfliktit.

Në punimet e këtij simpoziumi që u mbajt nga 1-2 Nëntor 2021, morën pjesë përfaqësues nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Pjesëmarrësit në simpozium ishin pjesë e qeverive të tre vendeve, ambasadave si dhe organizatave jofitimprurëse që financohen nga ky projekt.

Përfaqësuesit e projektit prezantuan studimet e tyre mbi pjesën që lidhet me linjën fundore të procesit të rehabilitimit të të kthyerve nga zonat e konfliktit.