Qendra CVE trajnon mësuesit koordinatorë për P/CVE në Cërrik dhe Librazhd

Drejtori i Qendrës CVE merr pjesë në videokonferencën e Komisionit Evropian për Planin e Përbashkët për CT dhe P/CVE në Ballkanin Perëndimor
03/06/2021
Formalizohet bashkëpunimi kombëtar/rajonal midis Qendrës CVE, GCERF dhe OSHC-ve në Shqipëri
09/06/2021

Qendra CVE trajnon mësuesit koordinatorë për P/CVE në Cërrik dhe Librazhd

Qendra CVE trajnon mësuesit koordinatorë për P/CVE në Cërrik dhe Librazhd

Publisher: Cve.gov.al            08/06/2021

Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, si dhe me Shoqatën Internacionale për Solidaritet (SHIS) realizoi trajnimin e njëqind e katërmbëdhjetë mësuesëve koordinatorë në parandalimin dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Mësuesit koordinatorë pjesëmarrës në trajnim vinin nga Zyrat Vendore Arsimore të Durrësit, Elbasanit, Cërrikut, dhe Librazhdit.

Gjatë trajnimit u përcoll informacion mbi shenjat që shfaqin fëmijët e radikalizuar, hapat që çojnë një fëmijë drejt radikalizimit, faktorët që shtyjnë të rinjtë drejt këtij fenomeni, si dhe mekanizmi bashkëpunues dhe referues që ekziston në nivel shkolle dhe në nivel vendor.

Trajnimi u zhvillua në kuadër të zbatimit të projektit “Promovimi i edukimit për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm” që mbështetet financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun pranë Ambasadës së SHBA-ve.