Publisher: Cve.gov.al 19/05/2021
Publisher: Cve.gov.al 19/05/2021
Qendra CVE në bashkëpunim dhe me mbështetjen e zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale realizoi trajnimin me temë: “E drejta e informimit dhe mbrojtja e të dhënave personale në raport me çështjet e P/CVE-së – standardi bazë ligjor dhe rastet e kufizimeve të tyre”
Në trajnim morën pjesë punonjës të Qendrës CVE, përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Brendshme, si dhe nga strukturat që punojnë në fushën e P/CVE-së. Trajnimi kishte për qëllim rritjen e kapaciteteve të punonjësve që punojnë në këtë fushë, për përmbushjen e detyrimeve ligjore përkatëse. Përveç trajtimit të bazës ligjore, në trajnim u sollën edhe raste konkrete nga praktika, të cilat u trajtuan në kontekstin e punës dhe të misionit të Qendrës CVE.
Ky është trajnimi i dytë që Qendra CVE realizoi në bashkëpunim me zyrën e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.