Qendra e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm firmos Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Zyrën Ndërkombëtare të Migracionit në kuadër të projektit rajonal të IOM-it në Ballkanin Perëndimor financuar nga BE për riintegrimindhe rehabilitimin e të kthyerve nga zonat e konfliktit.

Drejtori i Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në emisionin “Real Story” në TV News 24, mbi qasjen gjithëpërfshirëse dhe vëmendjen që duhet për mekanizmat e rehabilitimit dhe deradikalizimit
09/02/2021
Promovimi i edukimit, për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm
10/02/2021

Qendra e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm firmos Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Zyrën Ndërkombëtare të Migracionit në kuadër të projektit rajonal të IOM-it në Ballkanin Perëndimor financuar nga BE për riintegrimindhe rehabilitimin e të kthyerve nga zonat e konfliktit.

Qendra e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm firmos Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Zyrën Ndërkombëtare të Migracionit në kuadër të projektit rajonal të IOM-it në Ballkanin Perëndimor financuar nga BE për riintegrimindhe rehabilitimin e të kthyerve nga zonat e konfliktit.

Publisher: Cve.gov.al            10/02/2021

Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm nënshkroi më 10 shkurt Marrëveshjen e Bashkëpunimit me partnerin strategjik Zyra Ndërkombëtare e Migracionit (IOM) në kuadër të Projektit Rajonal të IOM në Ballkanin Perëndimor “Ndërtimi i kapaciteteve institucionale në Ballkanin Perëndimor për t’u marrë me sfidat në lidhje me riintegrimin dhe rehabilitimin e të kthyerve nga zonat e konfliktit”, financuar nga Bashkimi Evropian i cili do të zbatohet deri në gusht të vitit 2023.

Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori i Qendrës CVE, Zj.Lejdi Dervishi, Drejtor i Zyrës së IOM në Tiranë, Zj. Alma Jani, në praninë e Z. Jonas Paul, përfaqësues i BE-së në Shqipëri.

Drejtori i Qendrës CVE, Zj.Lejdi Dervishi, u shpreh se Qeveria shqiptare vlerëson mbështetjen e IOM-it dhe BE-së gjatë përpjekjeve tona të përbashkëta në procesin e parandalimit dhe të luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm, ndërkohë që Qendra CVE do të sigurojë një koordinim të qëndrueshëm dhe të frytshëm midis të gjithë aktorëve të përfshirë në këtë proces afatgjatë.

Projekti do të kontribuojë për të ndërtuar rrugën drejt krijimit të sistemit të ri-integrimit të luftëtarëve të huaj terroristë në Shqipëri me mbështetjen e BE-së duke zbatuar një qasje miqësore ndaj të miturve dhe riintegrimin e familjes nga të gjithë aktorët e përfshirë në përputhje me standardet e BE-së dhe me parimet e të drejtave të njeriut.