Publisher: Cve.gov.al 13/09/2025


Publisher: Cve.gov.al 13/09/2025
Përfaqësues të Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm morën pjesë në trajnimin dy-ditor në datat 16-17 shtator, me temë: “Përkujdesja e Informuar mbi Traumën”, i cili u zhvillua në ambjentet e Qendrës Komunitare Multidisiplinare “Të Qëndrojmë së Bashku” dhe ku morën pjesë 28 profesionistë të fushës së psikologjisë dhe punëve sociale.
Ky trajnim pati për qëllim fuqizimin e ekspertizës profesionale dhe përmirësimin e qasjeve ndërinstitucionale për të mbështetur individët dhe komunitetet e cenueshme, duke u pajisur me të gjitha kapacitetet mbi dallimin mes kujdesit ndaj traumës dhe trajtimit të saj; praktikat më të mira në situata emergjente me fokus tek fëmijët dhe adoleshentët; rimëkëmbjen e aftësive psikologjike dhe integrimin e njohurive mbi traumën në procedurat e punës, për të shmangur ri-traumatizimin e rasteve.
Pjesëmarrja në këtë trajnim pasqyron misionin e QKEDH-së për të promovuar parandalimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm përmes qasjeve gjithëpërfshirëse, të ndërtuara mbi mirëkuptimin dhe përkujdesjen ndaj traumës.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Parandalimi dhe riintegrimi i sigurt: qasja holistike dhe qëndrueshmëria ndaj ekstremizmi të dhunshëm” zbatuar nga Terre des hommes me financim të Fondit Global të Angazhimit dhe Rezistencës së Komunitetit (GCERF).