Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në “Talk Shows” me nxënës të Burrelit, mbi angazhimin e tyre në komunitet përmes të menduarit kritik dhe debatit konstruktiv

26/05/2021
Drejtor i Qendrës CVE, Znj. Lejdi Dervishi u ftua në aktivitetin “Bashkëpunimi mediatik me institucionet publike dhe shoqërinë civile në mbulimin e çështjeve të ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit”
28/05/2021

Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në “Talk Shows” me nxënës të Burrelit, mbi angazhimin e tyre në komunitet përmes të menduarit kritik dhe debatit konstruktiv

Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në "Talk Shows" me nxënës të Burrelit, mbi angazhimin e tyre në komunitet përmes të menduarit kritik dhe debatit konstruktiv

Publisher: Cve.gov.al            28/05/2021

Qendra CVE në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Komitetin Shqiptar të Helsinkit organizuan një “Talk Show”  me nxënësit e shkollës “28 Nëntori” në qytetin e Burrelit. Iniciativa synon të nxisë nxënësit në zonat rurale drejt të menduarit kritik, debateve konstruktive, pranimit dhe promovimit të diversitetit, kuptimit dhe debatit më të mirë mbi ekstremizmin e dhunshëm dhe çështjeve që lidhen me të, si dhe për të ndihmuar të rinjtë në nevojë që janë në rrezik radikalizimi.

Gjate aktivitetit  u shkëmbyen ide sesi mund të përmirësohet angazhimi i të rinjve në komunitetin e tyre, në përputhje me parashikimet e kësaj iniciative.