Qendra Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në programin e rrjetit të Qytete të Forta, Sarajevë, Bosnjë & Hercegovinë organizuar nga “Rrjeti rajonal i Ballkanit Perëndimor”

Drejtori i CVE Meidani dhe Ambasadori i Vendeve të Ulëta, Reinout Vos vizitë në I.E.V.P Pogradec e Korçë
09/02/2023
Zv. Ministrja Kuko dhe Drejtori i CVE Meiani në konferencën “Angazhimi i të rinjve për ndërtimin e një komuniteti të qëndrueshëm”
20/02/2023

Qendra Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në programin e rrjetit të Qytete të Forta, Sarajevë, Bosnjë & Hercegovinë organizuar nga “Rrjeti rajonal i Ballkanit Perëndimor”

Qendra Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në programin e rrjetit të Qytete të Forta, Sarajevë, Bosnjë & Hercegovinë organizuar nga “Rrjeti rajonal i Ballkanit Perëndimor”

Publisher: Cve.gov.al            20/02/2023

Në dt. 8 dhe 9 Shkurt 2023, në Sarajevë është organizuar një workshop rajonal organizuar nga Rrjeti Rajonal i Ballkanit Perëndimor lidhur me çështjet e parandalimit dhe kundërshtimit të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në nivel lokal, rajonal dhe më tej qasja globale.

Në sesionin e parë të këtij workshopi është diskutuar për lidershipin e qyteteve dhe kryebashkiakëve lidhur me parandalimin e fenomenit të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Fjalën e kanë mbajtur kryetarët e komunave dhe bashkive nga dica qytete si Kumanova (maqedoni e veriut), Danilovgrad (Mali I Zi), Nish (Serbi), Sarajeva (Bosnjë & Hercegovinë) dhe nuk mund të mungonte as Shqipëria e përfaqësuar nga Kryetari I Bashkisë Shkodër, Z. Fatbardh Sheqi.

Në vijim të diskutimeve në këtë workshop, u fol mbi urrejtjen dhe ekstremizmin në nivel lokal me vëmendje të veçantë në perspektivat e zyrtarëve të pushtetit vendor. Rëndësi e veçantë në këtë session iu dha aktorëve të përfshirë të cilët do të reflektojnë mbi hartëzimin rajonal të rrjetit të Qyteteve të Forta, lidhur me dhunën specifikë, dhe nevojat sipas prioriteteve parandaluese. Gjithashtu u diskutua edhe rreth zbatueshmërisë së hartëzimit në kontekste të ndryshme në rajon, duke përfshirë qendrat urbane dhe komunitetet rurale. Pas interpretimit të çështjeve në nivel rajonal, diskutimet janë shtrirë më gjerë në sesionin e rradhës sesi rrjeti rajonal i qyteteve të forta do të përshtatet në nivel global.

Në këtë workshop është diskutuar mes pjesëmarrësve lidhur me tematikat që përfshijnë: parandalimin ekzistues të ekstremizmit dhe mundësitë përkatëse të të mësuarit nga kolegët nga rajoni për autoritetet lokale, duke përfshirë kryetarët e bashkive dhe udhëheqësit e tjerë lokal; mundësitë për zgjerimin e qasjeve të kontekstualizuara dhe pjesëmarrëse ndaj sigurisë publike dhe rezistencës ndaj ekstremizmit, dhunës dhe kërcënimeve të lidhura me to duke angazhuar pushtetin lokal dhe shërbimet publike lokale; llojet e përvojave, sfidave dhe praktikave të mira që Rrjeti Rajonal duhet t’i ketë si prioritet pasi lehtëson shkëmbimet midis qyteteve dhe autoriteteve të tjera vendore në çdo vend dhe rajon, duke përfshirë takime, seminare dhe grupe pune tematike ose rajonale; cilat tema duhet të kenë prioritet; si të sigurohet se po plotësohen nevojat e llojeve të ndryshme të autoriteteve lokale apo me cilët aktorë të pushtetit lokal duhet t’i japë prioritet angazhimit të tij Rrjeti Rajonal. Pas këtyre diskutimeve pjesëmarrësit identifikuan nevojat e trajnimit dhe ngritjes së kapaciteteve për qytete të qëndrueshme që duhet të ketë prioritet Rrjeti Rajonal, si dhe modalitetet më të përshtatshme për realizimin ose lehtësimin e këtyre aktiviteteve, cilët praktikues/sektorë të kenë prioritet, cilat programe ekzistuese, duke përfshirë ato të drejtuara ose të mbështetura nga BE-ja dhe OSBE-ja, mund të shfrytëzohen, cilat mjete/kurrikula të reja nevojiten, cilat organizata janë në pozitë më të mirë për t’i hartuar dhe/ose realizuar ato; si të shfrytëzohet më së miri Rrjeti rajonal i qyetetve të forta për zhvillimin dhe lehtësimin e programit.

Bashkëpunimi Kombëtar si dhe ngritja e zërave lokal të cilët do të hulumtojnë dhe identifikojnë se si rrjeti rajonal për Ballkanin Perëndimor mund të sigurojë që zërat e liderëve lokal të pasqyrohen në mënyrë më të qëndrueshme në parandalimin kombëtar, rajonal dhe global, si dhe krijimin e politikave dhe bisedimeve të ndërlidhura për zhvillim të programit, ka qënë një tjetër pikë e rëndësishme e këtij organizimi. Qendra CVE ka dhënë përmes përfaqësuesës znj. Fatilda Smajlaj kontributin dhe ka parashtruar eksperiencën e saj në trajtimin e këtyre çështjeve si dhe ka garantuar përfshirjen e saj në cdo iniciativë që lidhet me kundërshtimin

e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Mes tjerash është marrë në konsideratë se si Rrjeti Rajonal mund të lehtësojë shkëmbimin e vazhdueshëm të mësimeve nga modelet e testuar të bashkëpunimit me shumë aktorë të udhëhequr nga qytetet e të gjithë rajonit.

Nuk është lënë pas as diskutimi dhe dakordësimi për angazhimin dhe forcimin e rinisë i cili do të sjellë lehtësimin e masave për të reduktuar ndjenjat e të rinjve që lidhen me shkëputjen dhe mosbesimin ndaj institucioneve të qeverisjes lokale, të cilat mund të përbëjnë një pengesë për qasjen e shumë-aktorëve dhe të gjithë shoqërinë ndaj parandalimit të radikalizmit dhe ekstremizmit që njihet globalisht si praktikë e mirë.

Qendra e Koordinimit kundër Ekstremizmit të dhunshëm ashtu sikurse edhe organizatorët dhe pjesëmarrësit e tjerë dakordësuan në marrjen në konsideratë se si të sigurojnë koherencë dhe bashkërendim midis numrit në rritje të iniciativave ndaj ekstremizmit dhe urrejtjes, si dhe atyre shumëpalëshe të ndërlidhura në të gjithë rajonin, përfshi dhe Rrjetin Rajonal të Ballkanit Perëndimor.