QKEDH Koordinon ngritjen e një sistemi të menaxhimit të dhënave në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Republikën e Shqipërisë.

“Thellim i bashkëpunimin”, Ministri i Brendshëm i Republikës së Kosovës pret delegacionin shqiptar të Kryesuar nga Zv. Ministri Kuko.
03/11/2022
Bashkëpunimi në fushën e Sigurisë, Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës pret Zv. Ministren e Brendshme, znj. Kuko dhe Drejtorin e QKEDH, z. Meidani
03/11/2022

QKEDH Koordinon ngritjen e një sistemi të menaxhimit të dhënave në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Republikën e Shqipërisë.

“QKEDH Koordinon ngritjen e një sistemi të menaxhimit të dhënave në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Republikën e Shqipërisë.

Publisher: Cve.gov.al            03/11/2022

Në kuadër të vizitës së punës së zhvilluar në Republikën e Kosovës të koordinuar nga Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm me mbështetjen e Prezencës së OSBE në Shqipëri, delegacioni shqiptar, i kryesuar nga Zv. Ministri i Brendshëm, znj. Romina Kuko dhe Drejtori i QKEDH, z. Denion Meidani, u mbajt një takim me Ministren e Drejtësisë së Republikës së Kosovës, znj. Albulena Haxhiu.

Delegacioni shqiptar ka pasur në përbërje të tij znj. Romina Kuko, Zv. Ministre e Brendshme, z. Denion Meidani, Drejtor i QKEDH, z. Admir Abrija, Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Ervin Hoxha, Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës, z. Ermal Jauri Përgjegjës i Sektorit për çështjet e shoqërisë civile dhe sigurisë, znj. Alba Jorganxhi, përfaqësuese e Prezencës së OSBE në Shqipëri, dhe Znj. Alketa Gaxha përfaqësuese e UN IOM Tiranë.

Qëllimi i vizitës ishte shkëmbimi i përvojave dhe praktikave të mira me Ministrinë e Drejtësisë së Republikës së Kosovës në ngritjen e një baze të dhënash të integruar për personat e dënuar dhe në paraburgim për vepra penale që lidhen me ekstremizmin e dhunshëm.

Republika e Kosovës ka ngritur një sistem digjital të integruar për menaxhimin e të dhënave brenda Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, sistem i cili me koordinimin e QKEDH dhe mbështetjen e Prezencës së OSBE në Shqipëri, parashikohet të ngrihet dhe në sistemin e Institucioneve të Ekzekutimeve të Vendimeve Penale në vend. Zyrtarët e Republikës së Kosovës ndanë me delegacionin shqiptar përvojën dhe sfidat e tyre me sistemin.

Vizita u organizua si pjesë e një projekti të Prezencës së OSBE-së, i cili mbështetet financiarisht nga Qeveritë e Norvegjisë dhe të Austrisë.

Gjatë takimit me Ministren Haxhiu, kjo e fundit garantoi Zv. Ministren e Brendshme Kuko dhe delegacionin shqiptar për mbështetje në ngritjen e këtij sistemi digjital të integruar të menaxhimit të dhënave dhe forcim të bashkëpunimit ndërinstitucional mes dy vendeve.

Nga ana tjetër, znj. Kuko falënderoi Ministren Haxhiu dhe palën përfaqësuese të Qeverisë së Kosovës për mikpritjen dhe siguroi që bashkëpunimi dypalësh i deritanishëm do të vijojë dhe forcohet më tej.

Shqipëria dhe Kosova janë të pandashëm në shumë aspekte por në veçanti në trajtimin e çështjeve të sigurisë, të dy vendet kanë për qëllim sigurimin e kushteve për një mjedis të sigurt në nivel dypalësh dhe rajonal, u shpreh drejtori i QKEDH, z. Meidani.

Takimi në Ministrinë e Drejtësisë së Republikës së Kosovës, shënoi përfundimin e vizitës së punës dy ditore të delegacionit të Qeverisë shqiptare në Kosovë.