Publisher: Cve.gov.al 15/05/2023
Publisher: Cve.gov.al 15/05/2023
Më 10 deri më 12 maj 2023, në Podgoricë, Mal i Zi, u organizua nga Këshilli i Europës, takimi i parë i komitetit të Këshillit të Europës për luftën kundër ektremizmit të dhunshëm dhe terrorizimit në systemin e burgjeve në Ballkanin Perëndimor.
Qëllimi i këtij takimi ishte rritja e bashkëpunimit ndërinstitucional në Ballkanin Perëndimor në menazhimin e radikalizimit dhe ektremizmit të dhunshëm në systemin e burgjeve gjatë periudhës së vuajtjes së dënimit dhe pas daljes së përsonave të dënuar për vepra penale të radikalizmit dhe terrorizimit.
Në këtë komitet, shqipëria përfaqësohej nga Z. Ermal Jauri në rolin e Zëvendës Koordinatorit Kombëtar kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Drejtues i Lartë Z. Paulin Rajta në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Burgjeve. Gjatë këtij takimi u diskutua projekti i Këshillit të Europës për luftën kundër radikalizimit dhe ektremizmit të dhunshëm në systemin e burgjeve në Ballkanin Perëndimor 2023-2026 si dhe plani përkatës i veprimit.
Në aktivitet merrnin pjesë përfaqësues të KE, CVE dhe sitemit të burgjeve dhe shërbimit të provës nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Serbia, Bosnia dhe Hercegovina si dhe Mali i Zi.