Publisher: Cve.gov.al 08/05/2024
Publisher: Cve.gov.al 08/05/2024
Qendra e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, së bashku me një grup deputetësh nga Parlamenti i Shqipërisë që kryesonin delegacionin shqiptar zhvilloi takime të nivelit të lartë drejtues në Norvegji. Në këtë vizite, krahas drejtorit të Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, znj. Lejdi Dervishi dhe stafit të saj, morën pjesë deputetët e parlamentit shqiptar z. Eduart Shalsi, znj. Enslemvera Zake dhe znj. Desantila Tahiraj, vizitë e cila u koordinua nga drejtuesja ekzekutive e organizatës Peace Volunteering Network (PVN Albania) znj .Oltiana Rama.
Gjatë dy ditëve të para, u zhvilluan takime të frytshme në Oslo, me përfaqësues të lartë të Parlamentit Norvegjez. Delegacioni u prit fillimisht nga parlametarët znj.Ingjerd Schou (Conservatives / PACE), z.Morten Wold (Progress party / PACE), z.Aleksander Stokkebø (Conservatives / OSCE PA) dhe z.Sverre Myrli (Labour Party / NATO PA), z. Jone Blikra (Labour party / PACE) të cilët shprehën interes të veçantë për zhvillimin e marrëdhënieve të mëtejshme dypalëshe me Shqipërinë, duke vlerësuar rolin aktiv të vendit tonë si një faktor stabiliteti në Ballkan, për fushën e sigurisë mbi parandalimin e radikalizmit dhe kundërshtimit të ekstremizmit e dhunshëm si dhe mbi zhvillimin e turizmit në vitet në vijim midis dy vendeve.
Takimet vijuan në Ministrinë e Jashtme Norvegjeze, me diplomatë të saj që ndjekin zhvillimet në Ballkanin Perëndimor z.Lars Andersen Drejtor i Seksionit për Evropën Juglindore, z.Johan Løøv zv.Drejtor i Seksionit për Evropën Juglindore dhe z.Frederik Onstad, Këshilltar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Norvegjisë , ku u diskutua rreth zgjerimit të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Delegacioni vizitoi edhe Ambasadën e Kosovës në Norvegji, ku u prit nga ambasadorja znj.Nita Luci. I pranishëm në takim ishte edhe ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Norvegji, z. Driton Kuqi. Në këtë takim, u diskutua për jetën e komuniteteve shqipfolëse në diasporë si dhe mbështetjen reciproke dhe frymën bashkëpunuese mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, me qëllim anëtarësimin sa më të shpejtë të tyre në Bashkimin Evropian.
Pas takimeve në institucionet e Oslos, QKEDH vijoj me vizitën studimore në Kristiansand, Norvegji në kuadër të “Javës së Demokracisë” që zhvillohet në këtë qytet. QKEDH u prit në një takim nga Kryetari i Bashkisë së Kristiansand, z.Mathias Bernander dhe përfaqësues të tjerë të saj si dhe patëm nderin të ishim në ceremoninë e hapjes së aktiviteteve të javës së demokracisë. Qëllimi i vizitës ishte shkëmbimi i eksperiencave të vyera ndërmjet dy vendeve, njohja me modelet norvegjeze të parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm dhe luftës kundër terrorizmit, mekanizmat e koordinimit ndërsektorial dhe ndërinstitucional shtetëror, si dhe ndërtimi i urave të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe organizatave mes dy vendeve. z.Nilsen, Parandalues Krimesh në Bashkinë e Kristiansand prezantoi punën e bashkisë në fushën e parandalimit të radikalizmit.
Takimi u pasua me përfaqësues të policisë në nivel vendor, të angazhuar në luftën kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, ku bënin pjesë Koordinatorja Rajonale për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm në Policinë Norvegjeze znj.Sara Johansen. Gjatë takimi u diskutua bashkëpunimi dy palësh ndërmjet QKEDH dhe Policisë Norvegjeze për shkëmbimin e eksperiencave dhe trajnimet e përbashkëta gjithëpërfshirëse në këtë fushë.
Gjithashtu u zhvilluan diskutime me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe struktura të tjera norvegjeze si “PLATTFORM” që punojnë në këtë fushë. “PLATTFORM”- një platformë midis 25 Bashkive në Norvegji, policisë dhe kërkuesve të ndryshëm për parandalimin e radikalizmit. Në takim morë pjesën edhe përfaqësues të organizatë “RVTS Network” e cila përfaqësohej nga drejtuesi i saj, z.Erik Solaas Gundersen. RVTS është një qendër rajonale në parandalimin e radikalizmit dhe dhunës, parandalimin e stresit traumatik dhe vetëvrasjeve.
Koordinatorja Kombëtare kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Znj. Lejdi Dervishi dhe stafi i QKEDH-së prezantoi hapat e ndërmarra në veçanti nga Ministria e Brendshme dhe në përgjithësi nga Shqipëria në parandalimin dhe kundërshtimin e ekstremizmit të dhunshëm, iniciativat për promovimin e demokracisë në Shqipëri në respekt të të drejtave të njeriut si dhe shprehën interes dhe u njohën nga afër modelet e mekanizmat norvegjeze të parandalimit të radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Gjatë aktiviteteve të programit “MEET'” u ndoqën me interes edhe veprimtari të ndërlidhura me dialogun ndërfetar dhe sfidat e shoqërisë bashkëkohore, duke paraqitur modelin shqiptar të bazuar në tolerancën fetare ndërmjet autoriteteve të njohura zyrtarisht në Shqipëri.
Delegacioni shqiptar, krahas tryezave të rrumbullakëta të organizuara nga pala norvegjeze, mori pjesë edhe në konferencën “The Democracy Conference/ European Conference” të mbajtur, me fokus luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit në kuadër të javës së demokracisë.
Shprehim mirënjohje dhe falënderime për diasporën shqiptare dhe kosovare si dhe organizatën LOBI Euro-Atlantik Shqiptar në Kristiansand për mirëpritjen dhe bashkëpunimin e tyre në vazhdimësi.