“Riatdhesimi i Luftëtarëve të Huaj dhe të Familjeve nga Siria Veriore: Pjesëmarrja e Meidanit në UNGA 78” New York

Drejtori i CVE Meidani pret Zv/koordinatorin e Antiterrorit të Departamentit të Shtetit të SHBA
26/09/2023
Meidani në takimin e 14-të të Rrjetit të Koordinatorëve Rajonal të Antiterrorit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm në Ballkanin Perëndimor
18/10/2023

“Riatdhesimi i Luftëtarëve të Huaj dhe të Familjeve nga Siria Veriore: Pjesëmarrja e Meidanit në UNGA 78” New York

“Riatdhesimi i Luftëtarëve të Huaj dhe të Familjeve nga Siria Veriore: Pjesëmarrja e Meidanit në UNGA 78” New York

Publisher: Cve.gov.al 02/10/2023

Në 19 – 21 shtator 2023, “Rrjeti i Qyteteve të Forta – Strong Cities Network”, në bashkëpunim me ente prestigjioze si Shkolla Ndërkombëtare dhe Publike e Universitetit të Columbia (SIPA), Kryebashkiaku i New York-ut, Zyra e Parandalimit të Krimeve nga Urrejtja në New York (OPHC), Instituti i Punëve Ndërkombëtare të Universitetit të New York (NYU), Drejtoria për Kundërterrorizëm e Kombeve të Bashkuara (UN CTED), Zyra për Kundërterrorizëm e OKB-së (UNOCT), dhe Qendra Carter, bashkëorganizuan edicionin e katërt të Samitit Global në qendër të New York-ut, përputhur me hapjen e sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Kjo ngjarje pati mbështetjen e sponsorëve të shumtë, përfshirë Bashkimin Europian, Departamentin Amerikan të Shtetit, Ministrinë Daneze të Punëve të Jashtme dhe shumë donatorë të tjerë, me qëllim të mbledhjes së liderëve të qyteteve dhe ekspertëve të qeverisjes lokale nga mbi 85 qytete anembanë globit. Në total, samiti përfshiu mbi 240 pjesëmarrës nga më shumë se 150 qytete dhe organizata, të ardhur nga mbi 50 vende të ndryshme të botës.

Në këtë samit, Qendra Kundër Ektremizmit të Dhunshëm u përfaqësua nga Drejtori dhe Koordinatori Kombëtar, z. Denion Meidani. Ky eveniment u fokusua në rëndësinë e koordinimit dhe ndihmës së udhëheqësve të qyteteve, autoriteteve lokale dhe administratave për të luftuar rritjen e urrejtjes, dhunës radikale dhe minimit të vlerave demokratike. Ai gjithashtu shërbeu si një forum për të trajtuar sfidat që po ndeshen nga komunitete të ndryshme në mbarë botën.

Brenda kornizës së Samitit, z. Denion Meidani, me ftesën e Byrosë Antiterroriste të Departamentit Amerikan të Shtetit, u përfshi në një diskutim të organizuar nga Forumi Global i Antiterrorizmit, i cili trajtoi me prioritet temën: “Riatdhesimi i Luftëtarëve të Huaj dhe të Familjeve të tyre nga Zonat e Tensionit në Siri Veriore”.

Këtë diskutim të specifikuar e ndoqën figura kyçe ndërkombëtare si znj. Victoria Nuland, Zëvendëssekretare e Shtetit të SHBA-së, z. Fuad Hussein, Ministër i Punëve të Jashtme dhe zëvendëskryeministër i Irakut, znj. Fionnuala D. Ní Aoláin, Raportuese Speciale e OKB-së për Antiterrorizëm dhe të Drejtat e Njeriut dhe z. Ted Chaiban, zëvendësdrejtori i UNICEF.

Pika kryesore e këtij diskutimi ishte situata humanitare dhe sigurisht në Siri Veriore. Synimi ishte identifikimi i zgjidhjeve për të garantuar të drejtat e fëmijëve të përfshirë, adresimi i mungesës ligjore dhe përkushtimi për riatdhesimin e të dyshuarve dhe familjeve të tyre.

Në një seancë për shtyp, znj. Nuland dhe z. Hussein theksuan forcën e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe angazhimin kolektiv për t’u marrë me këtë situatë.

Gjatë samitit, u lançua edhe “Resource Hub”, një platformë që ofron udhëzime të reja për kryebashkiakët dhe qeveritë lokale në formatin PDF dhe interaktiv, mbi mënyrën se si të dy palët mund të shfrytëzojnë potencialin e tyre si udhëheqës në parandalim. Këto udhëzime janë të disponueshme aktualisht në gjuhët angleze, arabe dhe franceze. Këto udhëzime plotësojnë mjetin e bashkëpunimit kombëtar-lokal të GCTF që ne kemi zhvilluar, i cili u lançua gjatë një eventi anësor të GCTF më 19 shtator.

Një moment kyç ishte kur Deklarata e Kryetarit të Bashkisë së Qytetit të New Yorkut u miratua nga kryebashkiakët e 108 qyteteve dhe u nënshkrua nga Kryebashkiakët e Qyteteve të New Yorkut dhe Rabatit gjatë takimit të Kryebashkiakëve në Rezidencën “Gracie Mansion” më 21 shtator 2023.

Gjatë seancave, z. Denion Meidani, Drejtori i Qendrës Kundër Ektremizmit të Dhunshëm, u fokusua në sfidën e koordinimit të masave ndaj ekstremizmit të dhunshëm. Ai shprehu se kjo sfidë rrjedh nga numri i madh i aktorëve që janë të përfshirë, nga niveli kombëtar deri te ai lokal. Për më tepër, një nga vështirësitë është tendenca për të ndjekur strategji të ndryshme nga agjencitë dhe organizatat, çka çon në një mungesë kohezione dhe rrezikun e dublikimeve ose konflikteve të objektivave. Sfidat e tjera përfshijnë menaxhimin e burimeve dhe financave të kufizuara, harmonizimin e prioriteteve mes aktorëve të ndryshëm dhe vlerësimin e ndikimit të programave P/CVE. Në përgjigje të këtyre sfidave, z. Meidani propozoi krijimin e strukturave më të qarta qeverisëse dhe rritjen e bashkëpunimit mes aktorëve të ndryshëm. Ai theksoi rëndësinë e ndërtimit të besimit, adaptimit ndaj ndryshimeve dhe forcimit të përfshirjes së aktorëve lokalë dhe komunitarë në proceset e vendimmarrjes, zbatimin dhe vlerësimin e strategjive për parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Takimi u mbyll me ndërhyrjet e pjesëmarrësve, kur pjesëmarrësit dhe përfaqësuesit e organizatave të ndryshme shprehen mendimet e tyre në lidhje me temat që u diskutuan gjatë seancës.