Siguria Kibernetike dhe Përgjigjet shumëaktoriale ndaj Kërcënimeve dhe Terrorizmit Kibernetik

Tiranë/QKEDH pret delegacionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut
18/03/2024
Raport Monitorimi Mars 2024
01/04/2024

Siguria Kibernetike dhe Përgjigjet shumëaktoriale ndaj Kërcënimeve dhe Terrorizmit Kibernetik

Siguria Kibernetike dhe Përgjigjet shumëaktoriale ndaj Kërcënimeve dhe Terrorizmit Kibernetik

Publisher: Cve.gov.al 21/03/2024

Drejtori i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Znj. Dervishi, mori pjesë në forumin me temë “Siguria Kibernetike dhe Përgjigjet e Koordinuara”, i organizuar nga Instituti për Aktivizëm dhe Ndryshim Social më datë 20 mars 2024.
Forumi përfshiu panelin e parë me Zëvendëskryetaren e Kuvendit znj. Ermonela Felaj Valikaj, Kryetaren e Komisionit për Çështjet Europiane znj. Jorida Tabaku, dhe relatorin e ligjit për sigurinë kibernetike, z.Plarent Ndreca. Gjatë këtij paneli u theksua rëndësa e Kuvendit të Shqipërisë në vlerësimin e strategjive kombëtare, bashkëpunimit midis institucioneve publike dhe atyre private, për të mirëmenaxhuar situata kritike, fuqizimit të kapaciteteve njerëzore dhe financiare; mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave dhe lirive themelore për çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë.
Pjesëmarrës në Panelin e Dytë ishin zj. Romina Kuko, Zëvendësministër i Brendshëm, Zv/Drejtor i Përgjithshëm, Drejtor i Drejtorisë së Koordinimit të Projekteve Ndërkombëtare dhe Zhvillimit Strategjik të Sigurisë Kibernetike, AKCESK; Zj. Lejdi Dervishi, Koordinator Kombëtar/ Drejtore e Qendrës CVE; Zj. Keti Luarasi, Nënkryetare e Bashkisë Tiranë dhe Z. Alban Tafa, përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.
Znj. Dervishi u shpreh se qëllimi i QKEDH është ulja e ndikimit të propagandës ekstremiste në rrjetet sociale dhe rekrutimit në internet, duke shfrytëzuar mediat sociale si kanale të komunikimit për të promovuar narrativa alternative dhe mesazhe pozitive. Gjithashtu, Znj. Dervishi vuri në dukje se, QKEDH synon të rrisë efektshmërinë duke punuar në drejtim të kompjuterizimit/digjitalizimit për mbledhjen e të dhënave, me qëllim vlerësimin e situatës dhe realizimin e ndërhyrjeve për parandalimin e akteve të ndryshme terroriste nga institucionet përkatëse, por edhe duke mbështetur riintegrimin e personave të radikalizuar në një mënyrë efikase me një qasje institucionale të integruar.

Në seksionin mbi rolin kritik të shoqërisë civile në përgatitjen e qëndrueshmërisë qytetare dhe hapat e ardhshëm për qasje holistike, Znj. Dervishi, në fjalën e saj mbi rolin e QKEDH në përballjen e terrorizmit kibernetik, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar për identifikimin dhe zbatimin e ndërhyrjeve efektive

Në vijim të takim të nivelit teknik të diskutimeve, Instituti për Aktivizëm dhe Ndryshim Social prezantoi studimin “Mbi Sigurinë Kibernetike dhe Përgjigjet e Koordinuara”, duke theksuar nevojën për sensibilizim të institucioneve për garantimin e hapësirës së sigurtë kibernetike dhe për të tërhequr vëmendjen mbi impaktin e sulmeve në shoqëri.
Pjesëmarrës në këtë forum ishin edhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme të fushës përkatëse për çështjet e sigurisë, sigurinë kibernetike pushtetin vendor, arsimit, dhe mbrojtjes.
Ky takim u mbajt në kuadër të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.