Takim i Këshillit Vendor të Sigurisë Publike në Pogradec
Publisher: Cve.gov.al 25/02/2025
Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (QKEDH), në kuadër të rolit të Koordinatorit Kombëtar kundër ekstremizmit të dhunshëm, drejtoi diskutimet gjatë sesionit trajnues me anëtarët e Këshillit Vendor të Sigurisë Publike (KVSP) të Bashkisë Pogradec. Ky event është organizuar në kuadër të programit për revitalizimin e organizimit dhe funksionimit të Këshillave Vendorë të Sigurisë Publike – si mekanizma vendorë për referimin dhe menaxhimin e koordinuar të rreziqeve që lidhen me rendin dhe sigurinë publike.
Takimi u mbajt në kuadër të programit që zbatohet nga Qendra Assist dhe IANS, me mbështetjen e Qendrës Ndërkombëtare të Ekselencës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm Hedayah, si pjesë e Programit Global STRIVEII. Pjesëmarrës në këtë takim ishin anëtarët e Këshillit Vendor të Sigurisë Publike, emëruar në bazë të Urdhrit Nr.162, datë 14.02.2025, e në zbatim të VKM Nr. 678 “Për funksionimin e Këshillave Vendorë të Sigurisë Publike dhe koordinatorëve rajonalë për parandalimin dhe luftën kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.”
Në panelin e përshëndetjes, krahas drejtoreshës së Qendrës CVE, Znj. Lejdi Dervishi, ishin të pranishëm dhe morën fjalën prefekti i Qarkut të Korçës, Z. Nertil Jole, kryetari i Bashkisë Pogradec, Z. Ilir Xhakolli, nënprefekti dhe nënkryetarja e bashkisë, si dhe anëtarët e emëruar të KVSP Pogradec. Me ftesë të KVSP-së, morën pjesë gjithashtu përfaqësues të Këshillit Vendor Rinor, Zyrës së Shërbimit të Proves, përfaqësues të komuniteteve fetare dhe të shoqërisë civile.
Krahas tematikës që u fokusua në zbërthimin e metodologjisë së performancës së KVSP-ve, pjesëmarrësit u angazhuan në diskutimin e kuadrit ligjor, parimeve dhe standardeve të konfidencialitetit, parandalimit të hershëm dhe referimit efektiv të rasteve. Ky sesion theksoi gjithashtu rëndësinë që merr Sekretariati Teknik në administrimin efikas të veprimtarisë së KVSP-së dhe ndërlidhjen e këtij mekanizmi vendor me institucionet qendrore si dhe mekanizmin kombëtar të Komiteteve Rajonale kundër Ekstremizmit të Dhunshëm nëkoordunimi me QKEDH në varësi të Ministrisë së Brendshme.