TAKIM NË OSBE: “WIN PËR GRATË DHE BURRAT: FORCIMI I SIGURISË GJITHËPËRFSHIRËSE PËRMES INOVACIONIT DHE RRJETIT PËR BARAZINË GJINORE”.

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
21/10/2024
Tiranë: Mbi Trajnimin me temë “Ndërtimi i komuniteteve të sigurta dhe të përgatitura ndaj traumës”
31/10/2024

TAKIM NË OSBE: “WIN PËR GRATË DHE BURRAT: FORCIMI I SIGURISË GJITHËPËRFSHIRËSE PËRMES INOVACIONIT DHE RRJETIT PËR BARAZINË GJINORE”.

TAKIM NË OSBE: "WIN PËR GRATË DHE BURRAT: FORCIMI I SIGURISË GJITHËPËRFSHIRËSE PËRMES INOVACIONIT DHE RRJETIT PËR BARAZINË GJINORE".

Publisher: Cve.gov.al 21/10/2024

Në datat 17-18 tetor 2024, Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (QKEDH) mori pjesë në përfaqësi të Shqipërisë në një takim dy ditor të rëndësishëm në Vjenë, organizuar nga OSBE-ja në kuadër të Programit “WIN për Gratë dhe Burrat: Forcimi i sigurisë gjithëpërfshirëse përmes inovacionit dhe rrjetit për barazinë gjinore”.

 

Takimi kishte si qëllim forcimin e Rrjetit Profesionist të Grave në Parandalimin e Radikalizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm (P/CVERLT) për Azinë Qendrore dhe Evropën Juglindore.

Gjatë takimit u diskutuan tema të ndryshme, duke përfshirë radikalizimin online, angazhimin e sektorit të edukimit në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, si dhe sfidat e komunikimit me komunitetet gjatë proceseve të rehabilitimit dhe riintegrimit.

Përfaqësueset e QKEDH-së ndanë ekspertizën e tyre mbi rëndësinë e komunikimit strategjik dhe rritjen e kapaciteteve në Ballkanin Perëndimor. Gjithashtu, pati interes të veçantë për procesin e rehabilitimit dhe riintegrimit të zbatuar në Shqipëri. Takimi theksoi rolin kritik të këtij rrjeti profesionistësh në parandalimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, duke hapur rrugën për iniciativa të mëtejshme brenda kuadrit të OSBE-së.