TAKIMI I 16-TË I RRJETIT RAJONAL TË KOORDINATORËVE KOMBËTARË TË ANTITERRORIT DHE EKSTREMIZMIT TË DHUNSHËM PËR BALLKANIN PERËNDIMOR, 15 TETOR 2024.

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
10/10/2024
TAKIMI I III-të I KOMITETIT DREJTUES TË PROJEKTIT “RRITJA E MBROJTJES SË HAPËSIRAVE PUBLIKE DHE INFRASTRUKTURAVE KRITIKE NË BALLKANIN PERËNDIMOR”, CIVIPOL
18/10/2024

TAKIMI I 16-TË I RRJETIT RAJONAL TË KOORDINATORËVE KOMBËTARË TË ANTITERRORIT DHE EKSTREMIZMIT TË DHUNSHËM PËR BALLKANIN PERËNDIMOR, 15 TETOR 2024.

TTAKIMI I 16-TË I RRJETIT RAJONAL TË KOORDINATORËVE KOMBËTARË TË ANTITERRORIT DHE EKSTREMIZMIT TË DHUNSHËM PËR BALLKANIN PERËNDIMOR, 15 TETOR 2024.

Publisher: Cve.gov.al 16/10/2024

Më 15 Tetor 2024, u zhvillua në Sarajevë takimi i 16-të i Rrjetit Rajonal të Koordinatorëve Kombëtarë të Antiterrorit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm për Ballkanin Perëndimor, organizuar nga IISG në mbështetje të koordinatorit rajonal të Antiterrorizmit dhe Sigurisë së BE-së.

Qëllimi i takimit ishte vlerësimi i situatës aktuale të kërcënimit terrorist dhe ekstremist, si dhe diskutimi i progresit të Planit të Përbashkët të Veprimit të vitit 2018. Pjesëmarrësit, përfshirë zyrtarë të lartë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, BE-ja dhe organizata ndërkombëtare, diskutuan rishikimin e planit ekzistues dhe përgatitjet për një plan të ri, duke ndarë mendimet mbi sfidat e ardhshme.

Znj. Lejdi Dervishi, Koordinatore Kombëtare për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm nga Shqipëria, theksoi rëndësinë e Mekanizmit Kombëtar të Referimit dhe mbështetjes psikosociale për individët në procesin e “disengagement” nga radikalizmi.

Përvoja pozitive e Shqipërisë në nivel kombëtar, nën koordinimin e Ministrisë së Brendshme, mbi implementimin e Planit të Përbashkët të Veprimit, u vlerësua nga homologët rajonalë. Takimi përfundoi me angazhime për të vazhduar përpjekjet në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në rajon, ndërsa përfaqësuesit e BE-së konfirmuan mbështetjen për procesin e zgjerimit në Ballkan.