Tiranë, Mbi trajnim me temë “Udhëheqësit Fetarë dhe të Komunitetit, Përforcimi i Rezistencës ndaj Ekstremizmit”.

Shpallje Kandidati Fitues!
06/11/2024
Forcimi i Sigurisë së Komunitetit në Shkodër dhe Kukës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm
Forcimi i Sigurisë së Komunitetit në Shkodër dhe Kukës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm
14/11/2024

Tiranë, Mbi trajnim me temë “Udhëheqësit Fetarë dhe të Komunitetit, Përforcimi i Rezistencës ndaj Ekstremizmit”.

Udhëheqësit Fetarë dhe të Komunitetit, Përforcimi i Rezistencës ndaj Ekstremizmit

Tiranë, Mbi trajnim me temë “Udhëheqësit Fetarë dhe të Komunitetit, Përforcimi i Rezistencës ndaj Ekstremizmit”.

Publisher: Cve.gov.al 11/11/2024

Qendra e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm mori pjesë në aktivitetin e mbështetur nga Programi STRIVE II i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i realizuar nga Hedayah, në partneritet me Qendrën e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (QKEDH), dhe  Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë (IRCA). Ky trajnim tre ditor u përshëndet nga Znj. Sofia Evangolu, përfaqësuese e Bashkimit Evropian, Znj. Fatilda Smajlaj, përfaqësuese e QKEDH, Z. Genti Kruja nga Këshilli Ndërfetar Shqiptar si dhe Z. Hafedh Dridi nga Hedayah.

Në këtë trajnim morën pjesë 25 përfaqësues të 5-së institucioneve zyrtare fetare pjesë e Këshillit Ndërfetar Shqiptar, si liderë të besimit dhe komunitetit të cilët kanë një rol kyç në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Prijësit fetarë, përmes influencës dhe besimit që gëzojnë, janë të aftë të udhëheqin drejt një shoqërie të paqes dhe respektit të ndërsjellë, duke ofruar alternativat që do të ndihmojnë individët dhe grupet të shmangin rrugët e ekstremizmit të dhunshm.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte, forcimi i aftësive të komunikimit, ku pjesëmarrësit u trajnuan si dhe mësuan teknika dhe strategji të avancuara për të komunikuar mesazhe të besueshme dhe efikase, duke përdorur mjete të ndryshme të komunikimit që mund të arrijnë audienca të ndryshme në komunitet. Gjithashtu u zhvilluan metoda të shpërndarjes së mesazheve, ku u përfshin mësime mbi mënyrën e planifikimit, prodhimit dhe promovimit të mesazheve, duke u fokusuar në zhvillimin e narrativës dhe krijimin e përmbajtjes që është tërheqëse dhe e kontekstualizuar për audiencat lokale. Kjo përfshinte edhe mënyrat e vlerësimit të efektivitetit të mesazheve të dërguara.

Një hapësirë të vaçantë pati edhe përdorimi i mediave sociale për dialog, ku udhëheqësit fetarë dhe të komunitetit u pajisën me aftësi për të përdorur platformat e mediave sociale si mjet për të krijuar hapësira të sigura për dialog dhe për të lehtësuar ndërveprimin dhe bashkëbisedimin ndërfetar, duke promovuar tolerancën dhe paqen.

Një nga arritjet kyçe të këtij aktiviteti është theksimi i rëndësisë së komunikimit efektiv ndërmjet prijësve fetarë, shoqërisë civile dhe institucioneve shtetërore. Përmes këtij bashkëpunimi të ngushtë, mund të krijohet një mjedis ku mesazhet e paqes, respektit dhe bashkëjetesës mund të shpërndahen dhe të gjejnë mbështetje të gjerë. Kjo do të ndihmojë në krijimin e një shoqërie më të sigurt, më të drejtë dhe më të bashkuar, ku ekstremizmi i dhunshëm të jetë një kërcënim i tejkaluar.

Ky aktivitet ka krijuar një mundësi të shkëlqyer për të forcuar kapacitetet e udhëheqësve fetarë si dhe për të ndihmuar ata të bëhen dërgues të mesazheve që kontribuojnë në një shoqëri më të fortë dhe më të bashkuar. Përmes trajnimeve dhe mentorimit të mëtejshëm, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të forcojnë aftësitë e tyre dhe të sigurojnë që aktivitetet të kenë një ndikim të qëndrueshëm në nivel lokal, duke ofruar një model të sukseshëm edhe për të tjerët.

Në përfundim, ky aktivitet nuk është vetëm një mundësi për të rritur kapacitetet e individëve të përfshirë, por gjithashtu një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një shoqërie ku të rinjtë dhe të gjithë qytetarët mund të jetojnë dhe bashkëpunojnë në harmoni, larg ndikimeve të radikalizmit dhe  ekstremizmit të dhunshëm.