Publisher: Cve.gov.al 31/10/2024
Publisher: Cve.gov.al 31/10/2024
Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (QKEDH) ka koordinuar një trajnim treditor me temë “Ndërtimi i komuniteteve të sigurta dhe të përgatitura ndaj traumës”në bashkëpunimin me Institutin për Kontratën Shoqërore (SCI) dhe SALAMA. Ky trajnim u organizua në datat 29-30-31 tetor 2024, në Tiranë. Gjatë këtij trajnimi morën pjesë rreth 50-të pjesëmarrës, duke përfshirë; psikologë/psikiatër, oficerë të sigurisë në shkolla, punonjës social, punonjës të mbrojtjes së fëmijëve, teologë, specialistë të policimit në komunitet, përfaqsues nga Policia e Shtetit, përfaqësues të qeverisjes vendore dhe profesionistë të vijës së parë, për të zhvilluar aftësi të rëndësishme në ndërtimin e qëndrueshmërisë komunitare dhe trajtimin e traumave.
Në këtë trajnim lektuan 6-të ekspertë ndërkombëtarë, të cilët udhëhoqën seanca mbi tema të rëndësishme, duke filluar që nga kronologjia e aktiviteteve terroriste gjatë 10-vjecarit të fundit dhe tendencat aktuale të rekrutimit, intervistimi sensitiv ndaj traumës, vlerësimi i shëndetit mendor në punën komunitare dhe krijimi i mjediseve të sigurta për individët e prekur nga trauma. Gjithashtu ekpertët shpjeguan edhe qasje mbi integrimin sensitiv ndaj traumës në shtete të ndryshme si Kazakistan, Maldive, dhe Liban.
Ky trajnim përputhet me angazhimin e QKEDH-së sipas Planit Kombëtar të Veprimit 2023-2025 për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm, duke theksuar rritjen e kapaciteteve të aktorëve të vijës së parë në nivel qëndror dhe vendor për parandalimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm si dhe qasjen për riintegrimin dhe rehabilitimin e personave të lidhur me ekstremizmin e dhunshëm apo të kthyer nga zonat e konfliktit.
Pjesëmarrësit vlerësuan njohuritë praktike të përfituara, duke përforcuar misionin e Qendrës CVE, për të mbështetur sigurinë dhe qëndrueshmërinë komunitare.