Tryezë e rrumbullakët me nxënës të shkollës “Marie Logoreci”- Shkozë, Tiranë për kundërshtimin e radikalizmit dhe ekstremizmit.

Meidani pret delegacionin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorisë së Antiterrorit të Policisë së Republikës së Kosovës
02/12/2022
GCERF: Falënderojmë qeverinë shqiptare për mbështetjen e dhënë
28/12/2022

Tryezë e rrumbullakët me nxënës të shkollës “Marie Logoreci”- Shkozë, Tiranë për kundërshtimin e radikalizmit dhe ekstremizmit.

Tryezë e rrumbullakët me nxënës të shkollës “Marie Logoreci”- Shkozë, Tiranë për kundërshtimin e radikalizmit dhe ekstremizmit.

Publisher: Cve.gov.al            12/12/2022

Qendra e koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm së bashku me Shoqatën Internacionale për Solidaritet (SHIS) dhe me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë kanë organizuar një tryezë të rrumbullakët mbi çështje që lidhen më krijimin e komuniteve të forta dhe demostruar angazhimin e tyre për promovimin e shtetit të se drejtës dhe respektimin e të drejtave të njeriut, si parakushte për aderimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kjo tryezë u organizua me praninë e nxënësve të shkollës “Marie Logoreci”.

Në qendër të diskutimeve ka qënë fillimisht prezantimi i projektit BRAVE (Building resilience against Violent Extremism, nga znj. Roberta Profka, Drejtore Ekzekutive e SHIS), i cili është ndjekur nga diskutimet dhe paraqitjen e planit me fokus parandalimin e Ekstremizmit të dhunshëm nga ana e përfaqësuesve të shollës “Marie Logoreci”. Qëllimi i projektit BRAVE është ndërtimi i komuniteteve të sigurta dhe të qëndrueshme ndaj ekstremizmit të dhunshëm, përmes edukimit dhe aktivizimit të të rinjve. Nëpërmjet koordinimit të Qendrës CVE, është duke u bërë e mundur përzgjedhja e shkollave 9-vjeçare në komunitete me rrezik të lartë për tu përfshirë në këto veprimtari për kundërshtimin e ekstremizmit të dhunshëm, si dhe nxitja e iniciativave ndërgjegjësuese për të rinjtë për të rritur qëndrueshmërinë ndërgjegjësuese të komuniteteve kundrejt këtyre dukurive.

Ky bashkëpunim vjen në kuadër të strategjisë së Qendrës CVE për shpjegimin e më tej edhe për kundërshtimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në shkolla. Fëmijët janë një nga grupet më të rrezikuara nga radikalizmi dhe ekstremizmi dhe për rrjedhojë është mëse e nevojshme mbajtja e sesioneve informuese lidhur me këto tema. Ndërgjegjësimi në shkolla do ta bëjë shumë më të lehtë identifikimin e rasteve të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm nga vetë nxënësit dhe trajtimin e tyre nga mekanizmat përkatës. Fëmijët dhe siguria e me tej mbrojtja e tyre nga çështjet e lidhura me radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm ngelen prioritet per Qendrën CVE.