Tur takimesh ndërgjegjësuese me bashki dhe prefektura

Kryerja e Vlerësimit të Riskut në Luftën kundër Financimit të Terrorizmit në Sektorin Jofitimprurës
13/08/2019
Qendra CVE mori pjesë në një trajnim për një studim kërkimor në Ballkanin Perëndimor mbi fenomenin e Ekstremizmit të Dhunshëm
06/09/2019

Tur takimesh ndërgjegjësuese me bashki dhe prefektura

DATA  28 Shkurt – 1, 2 Mars 2019

PERMBLEDHJE E SHKURTER MBI TEMATIKAT E TRAJTUARA:

Përfaqësuesit e Qendrës CVE zhvilluan takime njohjeje të ndërsjelltë me përfaqësues të pushtetit vendor në Bashkinë Përmet, Gjirokastër, Sarandë dhe Himarë. Gjatë bashkëbisedimit me përfaqësuesit e këtyre institucioneve u fol për punën që po kryen Qendra CVE në kuadër të planit kombëtar të veprimit dhe u theksua nevoja e angazhimit të vazhdueshëm me komunitetin, për tu njohur më në brendësi me problematikat dhe nevojat e tij në nivel vendor.

Koordinatori Kombëtar për CVE-në njohu të pranishmit me masat e hartuara në planin e sipër-përmendur, të zbërthyera këto në plane individuale për çdo institucion.

Në këto takime, u nënvizua nevoja e bashkëpunimit të strukturave të policimit në komunitet me shkollat, si dhe u prezantua  ideja e krijimit të një plani të përbashkët me shkollat dhe policinë për seanca ndërgjegjësuese në shkolla.


LINK: https://www.facebook.com/IOMAlbania/posts/2300420293530063?__tn__=-UC-R