Publisher: Cve.gov.al 06/12/2024
Publisher: Cve.gov.al 06/12/2024
Në datat 3-5 dhjetor 2024, në Tiranë, u zhvillua aktiviteti treditor me temë “Vlerësimi i proceseve kombëtare për identifikimin e infrastrukturave kritike dhe përputhja me direktivën CER – Identifikimi dhe hartëzimi i entiteteve kritike, kapacitetet e tyre dhe rekuizitet për qëndrueshmëri” në kuadër të Projektit Evropian “Rritja e mbrojtjes së hapësirave publike dhe infrastrukturave kritike në Ballkanin Perëndimor”, financuar nga Komisioni Evropian.
Në themel të Projektit qëndron Plani i Përbashkët i Veprimit për Kundërterrorizmin në Ballkanin Perëndimor, konkretisht Objektivi i Pestë: Forcimi i Mbrojtjes së qytetarëve dhe infrastrukturës kritike. Aktualisht, Projekti është në fazën e tij të dytë, atë të asistencës teknike, trajnimit dhe mentorimit. Takime të njëjta në nivel ekspertësh janë zhvilluar edhe në Sarajevë, Podgoricë, Beograd, Prishtinë dhe Shkup gjatë periudhës shtator – nëntor 2024.
Takimet u koordinuan nga Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, e cila shërben si pikë fokale për këtë projekt.
Mbi 25 ekspertë nga Ministria e Brendshme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Mbrojtjes /Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ndoqën takimet, në të cilat shtatë ekspertë ndërkombëtarë të Projektit trajtuan / prezantuan praktika të ndryshme të vendeve të BE-së (Itali, Kroaci) mbi metodologjinë e identifikimit të infrastrukturave kritike dhe hartimit të ligjit mbi infrastrukturën kritike ishte edhe procesi i identifikimit të infrastrukturës kritike nën optikën e metodologjisë “CER”.
Në prill të vitit 2025, Tirana do të mirëpresë takimin e katërt të Komitetit Drejtues.