Workshop në përmbyllje të projektit “Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm nëpërmjet zërave lokalë dhe iniciativën lokale në Ballkanin Perëndimor”

Vizitë në Prishtinë për bashkëpunim në sistemin universitar në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm
26/10/2021
Qendra CVE pjesë e simpoziumit të GCERF në Shkup mbi rehabilitimin në komunitet të të kthyerve nga zonat e konfliktit
01/11/2021

Workshop në përmbyllje të projektit “Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm nëpërmjet zërave lokalë dhe iniciativën lokale në Ballkanin Perëndimor”

Workshop në përmbyllje të projektit “Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm nëpërmjet zërave lokalë dhe iniciativën lokale në Ballkanin Perëndimor”

Publisher: Cve.gov.al            29/10/2021

Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin organizoi workshopin mbi përmbylljen e projektit të Departamentit Amerikan të Shtetit “Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm nëpërmjet zërave lokalë dhe iniciativën lokale në Ballkanin Perëndimor”, rishikimin e Planit të Punës të aktiviteteve të Qendrës CVE dhe planifikimin për gjashtë muajt e ardhshëm, si dhe objektivat e punës për vitin 2022.

Drejtori i Qendrës CVE, znj. Lejdi Dervishi, prezantoi aktivitetin e kryer nga  Qendra CVE në kuadër të projektit tre vjeçar “Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm nëpërmjet zërave lokalë dhe iniciativën lokale në Ballkanin Perëndimor”, i zbatuar nga organizata IOM, si edhe aktivitetin më gjerë që realizon Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.

Projekti kontribuoi në përpjekjet e shoqërisë civile dhe autoriteteve qendrore dhe lokale në Ballkanin Perëndimor për të parandaluar radikalizimin, rekrutimin dhe frymëzimin e individëve në ideologjitë dhe grupet e dhunshme ekstremiste. Në Shqipëri, projekti kontribuoi drejtpërdrejt në rritjen e kapaciteteve të Qendrës CVE përmes ekspertizës në këtë fushë dhe sigurimi i ekspertëve afatshkurtër në mbështetje e fushave prioritare të identifikuara, si dhe kontributi në rritjen e vizibilitetit të aktiviteteve të Qendrës  CVE. Një aspekt i rëndësishëm i projektit ishte kontributi në rritjen e shkëmbimit të përvojave përmes takimeve të fokusuara në riatdhesimin dhe riintegrimin ndërmjet Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Znj. Dervishi theksoi rolin e Qendrës CVE mbi ndërhyrjet në nivel qendror dhe vendor për aktorët e vijës parë si dhe bashkëpunimin me OJF-të dhe organizatat ndërkombëtare.

Në takim morën pjesë përfaqësues nga Ambasada Amerikane në Tiranë, përfaqësues nga Delegacionit  i BE-së, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, si dhe Drejtuesja e zyrës së IOM-it në Tiranë.