Publisher: Cve.gov.al 04/02/2022
Publisher: Cve.gov.al 04/02/2022
Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm u bë pjesë e trajnimit me temë “Edukimi i fëmijëve nëpërmjet prindërimit pozitiv” që u organizua në qytetin e Lushnjës nga organizata Qendra e Gruas për Zhvillim dhe Kulturë.
Në takim morën pjese mësues, psikologë shkollash nga ku u diskutua mbi identifikimin e hershëm të sjelljeve radikale, ekstreme të dhunshme tek fëmijët. Qëllimi kryesor i trajnimit u bazua tek fuqizimi i nënave për aftësimin e tyre për një prindërim pozitiv
Trajnimi u zhvillua në kuadër të projektit “Nënat të parat!” që mbështetet nga Ambasada SHBA, në Tiranë.