Publisher: Cve.gov.al 23/01/2024
Publisher: Cve.gov.al 23/01/2024
Drejtori i QKEDH, Z. Denion Meidani, dha kontributin e tij në konferencën kombëtare: “Qasja multidisiplinare në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe proceset riintegruese”. Konferenca u fokusua nё rёndёsinё e qasjes sё integruar multidisiplinare dhe shumaktoriale në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm (EDH), ofrimin e shërbimeve R&R për të kthyerit nga zonat e konfliktit si dhe rritjen e kohezionit social.
Në fjalën përshëndetëse ishin të ftuar Zj. Romina Kuko, Zёvëndësministre e Brendshme, Z. Denion Meidani, Drejtor i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Z. Sotiraq Hroni, Drejtor i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim.
Në panelin e 2-të u prezantuan arritjet kryesore të programit dhe gjetjeve të studimit: Përvojat & mundësitë për funksionimit e KVSP.
Paneli i tretë i konferencës u fokusua në rolin e Këshillave Vendore të Sigurisë Publike (KVSP) në adresimin e sfidave të sigurisë publike. Z.Gledian Llatja, Kryetar i Bashkisë Elbasan, Z.Ilir Proda, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Z. Kreshnik Ajazi, Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ndan me pjesëmarrësit përvojën pozitive të funksionimit të KVSP në Bashkinë Elbasan.
Paneli i 4 i konferencës shërbesu si një hapsirë për shkëmbimin e përvojave, praktikave pozitive dhe mësimet e nxjerra në lidhje me proceset e riintegrimti dhe fuqizimin e mekanizmave vendor shumaktorial.
Konferenca nxiti diskutime dinamike mes 60 përfaqësueseve të institucioneve vendore dhe qëndrore, zyrtarёve tё lartё tё institucioneve ligjzbatuese tё angazhuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisё publike, përfaqësuesëve nga KVSP, si dhe OSHC-VE dhe profesionistëve të vijës së parë tё pёrfshirё nё proceset riintegruese.
Kjo konferencë u organizua në kuadër të programit “Riintegrimi i qëndrueshëm në komunitet i shtetasve shqiptarë të kthyer nga Siria. Ky program po zbatohet në Shqipëri nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim në bashkëpunim me Observatorin për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve dhe Qendrën e Gruas për Zhvillim dhe Kulturë në Shqipëri, nën koordinimin kombëtar të Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, me mbështetjen e Fondit Global të Angazhimit dhe Qëndrueshmërisë së Komunitetit (GCERF).
.