Bashkëpunimi ndërkufitar për ndërtimin e komuniteteve të qëndrueshme: rrjetëzimi dhe shkëmbimi i praktikave më të mira për P/CVE dhe R&R

Takim i Këshillit Vendor të Sigurisë Publike në Pogradec
25/02/2025

Bashkëpunimi ndërkufitar për ndërtimin e komuniteteve të qëndrueshme: rrjetëzimi dhe shkëmbimi i praktikave më të mira për P/CVE dhe R&R

Bashkëpunimi ndërkufitar për ndërtimin e komuniteteve të qëndrueshme: rrjetëzimi dhe shkëmbimi i praktikave më të mira për P/CVE dhe R&R

Publisher: Cve.gov.al 26/02/2025

Në datat 25 dhe 26 shkurt, Shkupi mirëpret aktivitetin rajonal me temë “Bashkëpunimi ndërkufitar për ndërtimin e komuniteteve të qëndrueshme: rrjetëzimi dhe shkëmbimi i praktikave më të mira për P/CVE dhe R&R” që bën bashkë Koordinatorët Kombëtarë për parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm nga Shqipëria, Kosova, Republika e Maqedonisë së Veriut, si dhe përfaqësues nga institucionet publike, bashkitë, institucione universitare, shoqërisë civile, si dhe nga Delagacioni i BE në RMV, etj.
Aktiviteti dyditor i organizuar në kuadër të programit Open Gate / La Strada – që mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian – synon të trajtojë tendencat dhe gjendjen aktuale në lidhje me PCVE në vendet tona, roli i komunave dhe strategjitë vendore për P/CVE, shkëmbimi i praktikave më të mira në parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe angazhimin e komunitetit, përfshirja e të rinjve dhe edukimit në Programet P/CVE, programet e rehabilitimit dhe riintegrimit (R&R), progresi, sfidat dhe qasjet e përshtatura, si dhe ndërtimi i rrjeteve të qëndrueshme.
Koordinatorët Kombëtarë të tri vendeve ndanë përvojat dhe praktikat më të mira, trajtuan bashkëpunimin ndërkufitar dhe rolin e komuniteteve lokale dhe të institucioneve në ndërtimin e qëndrueshmërisë; duke vënë theksin tek forcimi i partneriteteve dhe rritja e efektivitetit të përpjekjeve për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në rajon.
Në fjalën e saj, znj. Lejdi Dervishi tha se duke vlerësuar kuadrin ligjor shumë të mirëstrukturuar në vendet tona dhe mbështetjen e jashtëzakonshme të partnerëvë ndërkombëtarë, ka ardhur koha që bashkërisht të arrijmë të krijojmë një model rajonal që të kapërcejë kufijtë kombëtar në përballje me fenomenin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm që con ne terrorizëm. Duke evidentuar bashkëpunimin shumë të mirë mes vendeve tona, znj. Dervishi vlerësoi se nevojitet ta cojmë më tej atë dhe gjithashtu rezultatet e programeve të implementuara në nivel lokal, të mund të shkëmbehen mes vendeve të rajonit, në mënyrë që ekspertiza të jetë një model i sukseshëm ballkanik dhe BP të njihet si “avantguarde” në kundërshtimin e EDH, në formë të unifikuar.