Koordinatori Kombëtar për cështjet e ekstremizmit të dhunshëm prezantoi programin kombëtar, politikat, mësimet e marra dhe sfidat në lidhje me ri-integrimin e Luftetarëve të Huaj Terroristë (LHT) në tryezën e punës që Qendra për Bashkëpunim të Sigurisë (RACVIAC) organizoi ne Zagreb të Kroacise nga 11-13 Nëntor.
Tryeza e punës u fokusua në zhvillimin e strategjive për rehabilitimin dhe ri-integrimin e luftëtarëve të huaj terroristë dhe u bazua në implementimin e Rezolutës 2178. Qëllimi i kësaj tryeze pune është vlerësimi i politikave ekzistuese, programeve dhe aktorëve në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar. Gjithashtu me rëndësi është edhe vlerësimi i sfidave të reja në lidhje me rolin e organizatave të shoqërise civile, komunitetit fetar, rinisë dhe sistemit arsimor në rehabilitimin dhe ri-integrimin pas kthimit të luftëtarëve të huaj terroriste dhe anëtareve të familjes së tyre, veçanërisht fëmijet të cilët i ndiqnin në apo nga zonat e luftes.