Eksperienca e qendrës CVE në Konferencën rajonale për adresimin e radikalizimit nëpër burgje

Koordinatori Kombëtar prezanton programin kombëtar dhe sfidat në lidhje me ri-integrimin e luftëtarëve të huaj terroristë në tryezën e punës organizuar nga Qendra për Bashkëpunim të Sigurisë (Racviac), mbajtur në Zagreb të Kroacise nga 11-13 Nentor
12/11/2019
Qendra CVE me eksperiencën e saj në takimin rajonal në Kosovë të organizuar nga Mbretëria e Bashkuar
13/11/2019

Eksperienca e qendrës CVE në Konferencën rajonale për adresimin e radikalizimit nëpër burgje

Qendra CVE mori pjesë në Konferencën Rajonale “Lehtësimi i bashkëpunimit rajonal për adresimin e radikalizmit në burgje dhe mbështetjen e autoriteteve për të kapërcyer sfidat kryesore të sistemeve penale, në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

Konferenca shërbeu njëherazi edhe si event lançues i projektit “Përmirësimi i kapaciteteve ndëshkuese në adresimin e radikalizmit në burgjet në Ballkanin Perëndimor- Lehtësimi horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqi 2019-2022” i cili mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës, dhe që zbatohet nga Këshilli i Evropës.

Qendra CVE ishte ftuar për të dhënë përvojën e Shqipërisë në këtë drejtim, duke evidentuar  punën  konkrete dhe hapat inovativë të ndërmarrë nga institucionet shtetërore deri në këtë fazë ndërhyrjeje, si dhe u parashtruan sfidat dhe nevoja për shkëmbim përvojash të mira nga agjencitë ligj zbatuese të këtij drejtimi pune me rajonin.

View Follow Follow Follow