Publisher: Cve.gov.al 28/01/2021
Publisher: Cve.gov.al 28/01/2021
Qendra CVE mori pjesë në Konferencën Kombëtare “Krijimi i komuniteteve të qëndrueshme dhe aktivizimi i të rinjve përmes modelit “Shkolla Qendër Komunitare”, të organizuar nga Instituti për Ndërmjetësim dhe Demokraci (IDM). Konferenca u përshëndet nga Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, nga Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe ekspertë të fushës.
Qendra CVE reflektoi ndërhyrjet e deritanishme në ngritjen e kapaciteteve, ndërgjegjësimin e administratës vendore dhe komunitetit, në identifikimin dhe referimin e rasteve, si dhe nënvizoi interesin për krijimin e një modeli të bazuar tek qasja shumë-sektoriale në nivel vendor për identifikimin e hershëm të ekstremizmit të dhunshëm, me qëllim rehabilitimin e të rinjve në shkollë dhe komunitet.