Publisher: Cve.gov.al 24/06/2021
Publisher: Cve.gov.al 24/06/2021
Një nga prioritet kryesore të Qendrës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm është bashkërendimi i punës për parandalimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Në kuadër të një plani të përbashkët veprimi me Bashkimin Europian dhe me homologët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, po shtrihet Rrjeti i Ndërgjegjësimit ndaj Radikalizimit (RAN) në vendet e Rajonit, që do të mobilizojë ekspertizën e profesionistëve dhe do të lehtësojë bashkëpunimin mes profesionistëve brenda rajonit dhe shteteve anëtare të BE-së.
Nëse jeni përfaqësues i shoqërisë civile, punonjës social, profesionit i shëndetësisë, përfaqësues i autoritetit vendor, ose oficer policie, klikoni në link-un më poshtë për të aplikuar në thirrjen për pjesëmarrje nga RAN në Ballkanin Perëndimor.