Publisher: Cve.gov.al 04/04/2022
Publisher: Cve.gov.al 04/04/2022
Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm ka nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë në kuadër të përcaktimit të fushave dhe mënyrave të bashkëpunimit për realizimin e Strategjisë Kombëtare “Për Luftën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Planit të Veprimit”.
Marrëveshja u nënshkrua pranë mjediseve të Universitetit Mesdhetar nga Drejtori i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Znj. Lejdi Dervishi dhe Rektori i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Prof. Dr. Adrian Civici.
Znj. Dervishi dhe Z. Civici në fjalën e rastit që kanë mbajtur theksuan mundësitë dhe ekspertizën që kanë institucionet e arsimit të lartë për të bashkëpunuar dhe kontribuar në realizimin e veprimtarive që synojnë njohjen, ndërgjegjësimin dhe rritjen e aftësive parandaluese dhe kundërshtuese përballe fenomenit të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.